Metoda kineze e dobësimit

592
Sigal

“Nëse gjithnjë bëni të njëjtën gjë, do të keni gjithnjë po të njëjtin rezultat” —Mark Twain

Mjekësia kineze ka ekzistuar për mijëra vite dhe ka një qasje holstike ndaj shëndetit, shkruan CRI. Ushqimi në këtë mjekësi konsiderohet si një terapi dhe ndihmon në shërimin e sëmundjeve, për të qëndruar të shëndetshëm, të evitojmë sëmundjet dhe pse jo për të humbur disa kilogramë të tepërt. Por dietoterapia kineze duhet ndërthur edhe me disa ndryshime në stilin e jetesës

Kinezët kanë një histori të gjatë dhe të pasur si dhe kanë zhvilluar një sistem të sofistikuar mjekësor.

Siç e dimë, Mjekësia Perëndimore është tejet e përparuar, ndërsa Mjekësia Kineze u perfeksionua gjatë mijëra vitesh. Ndoshta shumë prej jush kanë dëgjuar dhe madje provuar akupunkturën, një teknikë ku gjilpërat futen në pika të veçanta të trupit për të stimuluar qarkullimin e mirë të energjisë së jetës Chi dhe të gjakut, filozofi kineze kjo që promovon shërimin.

Akupunktura përdoret më shumë për sëmundje të jashtme ose dëmtime sportive, ndërsa Mjekësia Bimore Kineze përdoret më shumë për probleme të brendshme që duke ndikuar organet. Gjithashtu, të gjithë i dimë përfitimet e ushtrimeve për shëndetin, përfshi ushtrimet si Tai Chi, Chi Gong dhe artet marciale, të cilat janë më shumë ushtrime tradicionale kineze.

Masazhi dhe meditimi janë forma terapie për kinezët.

Por cilat janë shkaqet e shtimit në peshë?

Shkaqet e shtimit në peshë për shumicën prej nesh përfshijnë stilin e jetesës, kohën dhe ngrënies dhe zakonet jo të mira të ngrënies, ngrënia e ushqimit jo të duhur për shkak të urisë së momentit ose sasia e ushqimit që vendosim në pjatë.

Gjithashtu edhe humori luan një rol të madh në shtimin e kileve të tepërta si dhe në uljen e vetëbesimit. Kur jeni dukur u dobësuar dhe po hani më shëndetshëm ju bën që të ndiheni më mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Për të humbur në peshë ju duhet një plan, sigurisht që nuk është e lehtë dhe ju mund të demoralizoheni nëse nuk shihni rezultate të menjëhershme.

Por, mënyra më e mirë për këtë mision të vështirë është të ecni me hapa të vegjël. Për shembull, qëllimi im është të rrëzoj 20 kilogramë për një vit, prandaj vendosa mini qëllime për të humbur rreth 2 kilogramë çdo muaj.

Nëse çdo muaj arrini qëllimin e vendosur atëherë do të ndiheni më të motivuar për të vazhduar përpara. Megjithatë mund të ndiqni edhe këto 7 hapa të thjeshtë?

1. Vendosni së pari që doni të dobësoheni

2. Përcaktoni sa kile doni të rrëzoni

3. Mësoni më shumë për menaxhimin e peshës

4. Vendosni afat dhe objektiva realiste 5. Zbatoni ide të rënies nga pesha në jetën e përditshme 6. Merruni me ushtrime

7. Jini falenderues për rezultatet e arritura Edhe pse mënyra e sotme e jetesës është jo miqësore për të humbur në peshë, përpiquni të hani shëndetshëm, të meditoni dhe të bëni ushtrime fizike. Zakonisht, burrat humbasin më shpejt kilet e tepërta se gratë.

Në fillim do humbisni kile me shpejtësi, por kur arrini drejt peshës suaj optimale dobësimi  si proces do ulet.

Prandaj dietologët në këtë rast këshillojnë që një herë në javë të keni atë që quhet “Cheat Day” (duke e thyer dietën që po mbani dhe mund të hani ç’të doni) për ta çoerientuar trupin i cili është mësuar me po të njëjtin regjim.

Bëni ushtrime pasi ushtrimet çlirojnë endorfina të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë në humor.

Fillimi mbarë nis me ushtrime si ecje ditore prej 20 minutash më pas me not.

Kur nisni të ushtroheni në fillim disa kanë prirje për t’u ushtruar më shumë siç duhet pasi kërkojn të shohin ndryshime në një ditë… Por mos të harrojmë se “Roma nuk u ndërtua për një ditë”.

Duhet të tregoheni mirënjohës për çdo objektiv që arrini. Nëse diçka nuk po funksionon si duhet atëherë ju duhet një plan i ri dhe mos përsërisni të njëjtat veprime që nuk funksionojnë, pasi do merrni të njëjta rezultate.

Sa më shumë të dini mbi ushqimet, aq më të shumta janë gjasat të humbisni kile.

Teoria e Mjekësisë Kineze ju ndihmon për këtë. Kur flasim për organet mjekësia kineze flet për energjinë e jetës së këtyre organeve dhe funksionin e saj.

Në lashtësi nuk kishte mikroskopë për të parë molekulat dhe qelizat prandaj Chi-ja shihej si një mënyrë që mund të përshkruante disa nga këto.

Yin dhe Yang janë koncepte që përshkruajnë dualitetin, askush nuk mund të ketë njërën nga këto forca pa pasur edhe tjetrën. Ato ekzistojnë për të plotësuar njëra-tjetrën, Yin përmban Yang dhe Yang përmban Yin.

Natyra e Yin-it është dobësia, errësira, hëna, gjumi dhe energjia femërore. Yang është më e fortë, është drita, toka, lëvizja, zgjimi dhe energjia mashkullore.

Yin dhe Yang ndryshojnë në varësi të kushteve, psh mendoni për ujin. Ai mund të jetë i ngurtë (akulli), i lëngshëm (deti) etj. Kur krahasojmë një të ngurtë nga një të lëngët, i ngurtë është Yin dhe i lëngshëm është Yang.

Po kështu janë dhe veçoritë e ushqimit, përfshi i nxehtë, i ngrohtë, neutral, i ftohtë.

Ushqimet e nxehta dhe të ngrohta janë më shumë Yang, ndërsa të ftohtat janë më shumë Yin.

Ushqimet e nxehta bëjnë pjesë specat djegës, xhenxhefil i tharë, kanella, qepa, mustardi dhe çokollata. Ndër ushqimet e ngrohta janë mishi i qengjit, i pulës, produktet e detit, arrat, farat e tejra, pjeshka, qershitë, preshi, hudhra etj.

Ushqimet neutrale bëjnë pjesë mishi i viçit, veza, orizi i bardhë, misri, fasulet, kikirket, papaya, fiqtë, ulinjtë, karotat, patatet mjalti etj. Ndër ushqimet e ftohta bëjnë pjesë, limoni, mango, mandarinat, molla, dardha, portokalli, shpargu, marule, trangulli, patllëxhani, kërpudhat, spinaqi, kosi, djathi etj. Këto ushqime duhet të kombinohen si duhet për të pasur një shëndet të mirë.

Nëse ju hahet një lloj ushqimi i posaçëm duhet të kuptoni se cilës shijeje i përket, mund të nënkuptojë se cili organ është në dis’harmoni.

Me rënien nga pesha stomaku dhe shpretka punojnë më shumë dhe kjo mund të ndikojë organet e tjera. Psh, ushqimet e ëmbla kanë efekt në stomak dhe shpretkë pasi janë ushqyese dhe ngrohëse si psh mishi i viçit, qumështi, gjalpi, karkalecat e detit, mishi i pulës, veza, orizi etj.

Ushqimet e athëta kanë ndikim tek mëlçia dhe fshikëza e tëmthit dhe hapin oreksin si dhe ndihmojnë me tretjen.

Në këtë grup ushqimesh bëjnë pjesë pjeshka, kumbulla, limoni, dardha.

Ndërsa ushqimet e hidhura kanë ndikim tek zemra dhe zorra e hollë, këto përfshijnë selinonë, marulen, kafen, çajin.

Ndërsa ushqimet e kripura kanë ndikim tek veshkat dhe fshikëza e urinës dhe hapin oreksin.

Po ashtu edhe mënyra e gatimit të ushqimit ndikon tek vlerat ushqimore.

Ushqim të gjallë, të zier dhe të përgatitur në avull i përket natyrës së ftohtë, ndërsa i pjekur apo i skuqur i përket natyrës së ngrohtë.

Psh e keni vënë re në dimër doni më shumë ushqime të pjekura sesa sallatë me perime të gjalla? Emocionet po ashtu mund të na ndikojnë trupin dhe organet tona.

Si psh, shqetësimi dhe varja e tepërt e mendjes ndikon shpretkën, duke sjellë probleme në tretje.

Psh? kur hamë ose shohim televizor ose mendohemi dhe nuk fokusohemi tek ushqimi, por hamë pavetëdije.

Më mirë vend të kësaj vini një muzikë të qetë në sfond dhe lerini mënjanë shqetësimet. Ndërkohë që hani dhe fokusoheni tek ushqimi dhe përtypeni mirë.

Disa emocione të tjera përshijnë, hidhërimi ndikon mushkëritë, zemërimi ose frustrimi ndikon në mëlçi, frika ndikon veshkat dhe gëzimi i tepruar ndikon në zemër.