Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme

500
Secila nga tri ngjyrat ka ndikimin e vet shëndetësor të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve.
Përbërësit e pastës së dhëmbëve shpesh janë objekt debati, mirëpo ekspertët thonë që vetëm mund të na kursejë pastën e dhëmbëve nga prejardhja e paverifikuar.
Është me rëndësi të lani dhëmbët dy herë në ditë për çdo ditë, ndërkaq pos pastës së dhëmbëve, është me rëndësi edhe mënyra e larjes së dhëmbëve.
Secili nga ata “shirita” në pastë dhëmbësh ka përbërës të ndryshëm, si edhe ndikim të ndryshëm. Ja se çfarë do të thonë ata:
▪ Fluorid (pjesa e bardhë) është përbërësi më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Përmban substancën me ndihmën e së cilës dhëmbët zbardhen, por edhe më e rëndësishme është që mbron dhëmbët tuaj nga kariesi.
▪ Xheli i kaltër (apo i gjelbër) ka ndikim kundër mikrobeve, freskon erën tuaj të gojës dhe mbron brendinë e gojës nga bakteret.
▪ Xheli i kuq është shtuar më vonë dhe përmban disa nga elementet kyç për shëndetin e mishit të dhëmbëve. Dukja e këtillë e pastës nuk është e domosdoshme, mirëpo paraqet strategji të shkëlqyeshme marketingu.
Gjithashtu, ekziston edhe sekreti i cili fshihet në fund të vetë ambalazhit. Aty, gjithnjë shohim një ngjyrë, mbase është dukur si diçka pa rëndësi, ose të tjerë as që e kanë vënë re, por ajo mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme.
Nëse ngjyra në fund të pastës është:
▪ E gjelbër – Pasta është natyrale
▪ E kaltër – Natyrale + medikamente
▪ E kuqe – Natyrale + kimikate
▪ E zezë – E gjithë pasta është me përmbajtje kimike
Tani ju e dini se çfarë paste duhet të përdorni.
Sigal