Mësoni 10 fakte interesante që nuk i dinit më parë rreth zemrës

1474
Sigal

1-Ilaçi më i mirë i zemrës është e qeshura

Një e qeshur ‘me shpirt’ mund të qarkullojë 20% më shumë gjak në të gjithë trupin.

2-Kjo është arsyeja pse e qeshura është antidota e përsosur kundër stresit. Kur një person qesh, rreshtimi i mureve të enëve të gjakut zgjerohet dhe relaksohet.

3-Madhësia e zemrës tek të rriturit është sa madhësia e dy grushtave, ndërsa tek fëmijët është sa madhësia e grushtit të tyre.

4-Zemra rreh rreth 100,000 herë në ditë

Zemra e të rriturve rreh mesatarisht 72x në minutë, 100,000x në ditë, 3,600,000x në vit dhe 2.5 miliardë herë gjatë jetës së tij.

5-Kur ju duket ndonjëherë sikur zemra ju rreh fortë ndodh për shkak të mbylljes së 4 valvulave të zemrës.

Impulsi elektrik

6-Zemra ka impulsin e vet elektrik. Prandaj, mund të vazhdojë të rrahë edhe kur ndahet nga trupi, për sa kohë që ka një furnizim të mjaftueshëm me oksigjen.

7-Mungesa e gjumit

Privimi për një kohë të gjatë nga orët e plota të gjumit, mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës.

8-Vëllimi i gjakut të pompuar nga zemra, mund të ndryshojë nga 5-30 litra në minutë.

9-Një rubinet kuzhine do të duhej të lihet hapur për 45 vite e të rrjedhë pa pushim, për të barazuar sasinë e gjakut të pompuar nga zemra.

10-Zemra e një gruaje rreh më shpejt në krahasim me zemrën e një burri. Zemra e një burri mesatar rreh afërsisht shtatëdhjetë herë në minutë, ndërsa gruas mesatarisht i rreth 78 herë.