Mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin është të ecësh

504
Të ecësh është mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin duke lënë pas vitaminat që në fakt i bëjnë njerëzit më të prekshëm nga kjo sëmundje.
Sipas Prof.Robert Thomas të bësh shëtitje të shpejta, jo vetëm që ul mundësinë për tu prekur nga kjo sëmundje por gjithashtu redukton efektet anësore të pacienteve me kancer.
Studimi i kryer nga Universiteti i Kembrixh me 120 pacientë tregoi se vetëm 11% prej tyre ecnin dhe bënin ushtrime gjatë kimioterapisë.
“Shumë njerëz mendojnë se do të jetë më mirë për ta nëse marrin vitamina dhe kështu nuk bëjnë stërvitje.Por nuk ka asnjë provë se marrja e tyre sjell përfitime për shëndetin e tyre” – është shprehur Thomas për Daily Mail.
Ai i sugjeron ata të ecin dhe të ushtrohen 3 orë në javë duke reduktuar kështu mundësitë me 30% për tu prekur nga kanceri.
Sigal