Luleshtrydhet qenkan të rrezikshme!

580
Sigal

Duhet të preni luleshtrydhet e freskëta para se ti kafshoni! Ky është paralajmërimi që kanë marrë australianët pasi disa njerëz gjetën gjilpëra të fshehura brenda frutave.

Kutitë e kontaminuara janë raportuar në supermarketet e New South Wales, Queensland dhe Victoria.

Një burrë u dërgua në spital pasi hëngri një luleshtrydhe me një gjilpërë brenda. Një djalë nëntëvjeçar e kafshoi frutin por nuk e gëlltiti.

Disa marka të luleshtrydheve janë tërhequr nga trefu.

Këto përfshijnë luleshtrydhet Donnybrook dhe ato të shitura nga Grupi Woolworths nën emrat Berry Obsession dhe Berry Licious.

Zyrtarët e shëndetësisë u kanë bërë thirrje njerëzve që të jenë më të kujdesshëm kur blejnë.