Lehtësoni simptomat e gripit me këto metoda

492
Sigal

Njerëzit me sitemin të dobët imunitar, që preken shpejt nga gripi, atëhere ekzistojnë disa mënyra të thjeshta, të cilat do t’iu ndihmojnë që ta kaloni më shpejt. Disa nga këto mënyra janë:

Çaji- është padyshim një nga pijet më të preferuara pë njerëzit me grip. Gijthashtu pini edhe supë të ngrohtë për t’u çliruar nga simptomat e gripit.

Bëni një dush- dushi I ngrohtë ju lehtëson simptomat,sidomos vështirësitë në frymëmarrje.

Përdorni jastëkë të duhur- a ju duket sikur sapo shtriheni ndiheni edhe më keq? Kjo sepse ju mblidhet mukusi, duke ju shkaktuar kollë dhe dhimbje të fytit. Për këtë arsye preferohet që gjatë natës, ta mbani kokën s amë lart dhe të përdorni jastëke të duhur.

Gjumi- është shumë i rëndësishëm për personat që po kalojnë një periudhë me grip. Orët e duhura me gjumë ju ndihmojnë në kalimin sa më të lehtë të gripit, prandaj mundohuni të flini sa më shumë.