Sigal

“Një orë e lirë gjatë ditës së punës për të bërë seks”.

Është ky propozimi i bërë nga një funksionar publik në Overtornea, një qytezë në Suedi me 4500 banorë.

Sipas propozimit të tij, punonjësit duhet të kenë të drejtë për një orë për t’u kthyer në shtëpi dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale.

“Do të përmirësonte moralin e tyre, produktivitetin dhe… lindshmërinë”, deklaroi nismëtari i propozimit, Erik Muskos.

Ai thotë më tej se ky propozim është mirëpritur nga mbi 550 banorë të vendit.