Kur është koha më e mirë për t’u peshuar?

119
Sigal

Ndoshta doni të bëheni më të shëndetshëm ose po shpresoni të vishni xhinset e preferuara që ju rrinë ngushtë.

Cilado qoftë arsyeja, është plotësisht e llogjikshme të duash trupin tënd dhe të duash të humbasësh peshë.

Shpesh mund të jeni duke pyetur veten se kur është koha më e mirë për tu peshuar? Dhe a është e rëndësishme nëse përdorni peshoren që keni në shtëpi apo në palestër? Në thelb, cila është mënyra e saktë për të peshuar veten?

Ju listojmë më poshtë, përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Peshohuni çdo javë

Kur përpiqeni të humbisni peshë është tunduese të merrni peshoren dhe të peshoheni çdo ditë, por kjo nuk është diçka e vlefshme.

Për shumë arsye pesha juaj ndryshon çdo ditë, përshembull ju mund të ndiheni të fryrë nga kripa ose uji i tepërt në organizëm.

Në fakt, një studim zbuloi se njerëzit priren të peshojnë më shumë gjatë fundjavave, për shkak të zakoneve të ndryshme të ngrënies, gjumit dhe stërvitjes!

Pra, zgjidhni një ditë të javës dhe peshohuni.

Peshimet javore do t’ju japin një rezultat më të saktë se si pesha juaj ndryshon.

Peshohuni në mëngjes

Pasi të keni caktuar një ditë për t’u peshuar, bëjeni atë sapo të zgjoheni në mëngjes dhe të jeni esëll.

Pse në mëngjes? Sepse rezultati është më i qëndrueshm dhe është koha kur pesha juaj ka më pak të ngjarë të ndikohet nga ushqimi (duke ju bërë të peshoni më shumë) ose ushtrimet fizike (duke ju bërë të peshoni më pak).

Përdorni të njëjtën peshore

Konsistenca është thelbësore, kjo përfshin edhe peshoren sepse në të vërtetë peshoret nuk janë prodhuar në mënyrë të barabartë.

Pra peshohuni në të njëjtën ditë të javës, në të njëjtën orë dhe duke përdorur të njëtën peshore.

Vendosni një qëllimi dhe ndiqeni

Nëse jeni bllokuar në një rutinë ku peshoheni përditë, ndaloni për një sekondë dhe pyesni veten: Cili është plani juaj? Pse po peshoheni?

Peshimi çdo ditë mund të jetë i dobishëm kur keni qëllime specifike, por mund të shkaktojë ankth nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Ndjekja e peshës me anë të aplikacioneve ose thjeshtë duke e mbajtur shënim atë, mund t’ju ndihmojë të shihni më qartë rezultatet dhe të jeni në gjëndje të kuptoni më mirë trupin tuaj.

Vendosni kur është koha për të hequr peshoren

Nëse peshimet e vazhdueshme ju bëjnë të mos ndiheni mirë, atëherë ndaloni dhe bëni një pushim për disa javë.

Përdorimi i peshores nuk është për të gjithë. Gjithashtu nuk është mënyra e vetme ose më e mirë për të matur shëndetin tuaj, provoni të masni përqindjen e yndyrës në trup.

Nëse keni pasur ndonjëherë një çrregullim ankthi ose çrregullim të ngrënies, peshimi i rregullt mund t’i nxisë ato më shumë. Kështu që lëreni peshoren dhe përqendrohuni tek ato që kanë rëndësi: Shëndeti dhe lumturia juaj.