Kujdes! Rreziku nga konsumimi i peshkut krudo dhe krimbi Anisakis

848
Anisakis është një parazit që gjendet në barkun e peshkut. Peshqit më të rrezikuar janë: sardelet, qefulli, toni, peshku shpate, peskatriçe etj. Japonia është vendi ku çdo vit ka më shumë viktima nga krimbi Anisakis në stomak. Vitet e fundit në Shqipëri është rritur shumë konsumimi i peshkut të pa pjekur (krudo) sa që të duket sikur është një traditë shqiptare ndër shekuj!
Konsumimi i krudove të pa ripunuara po bëhet një praktikë gjithnjë e më e rrezikshme. Në Shqipëri, ky është një ndër ushqimet më të preferuara në restorante me bazë peshku. Por sa të informuar dhe sa të mbrojtur jemi nga rreziqet që vijnë nga konsumimi i këtij lloj ushqimi?! Duhet thënë që jemi mjaft të rrezikuar.
Konfirmimi i këtij fakti vjen nga organizata Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Mikrobiologjisë, e cila bazuar në një studim nga kërkues spanjolle, raporton se, nëse konsumojmë krudo të pa përpunuara ekziston rreziku për marrjen e infeksioneve të rënda për shkak të parazitit Anisakis (që shkakton çrregullime shumë të rënda dhe që është e vështirë më pas ta çrrënjosësh nga zorrët e njeriut, deri edhe vdekje).
Më konkretisht, cili është efekti i krimbit Anisakis që gjendet rëndom te peshku!? Me sa kam vënë re unë personalisht, në restorantet shqiptare, një përqindje shume e vogël kanë Abatitore, një mjet që shërben për ngrirjen e produktit në temperatura minus 20 gradë nën zero. Dhe ato që e kanë dhe që unë kam pas mundësinë të flas personalisht, më thonë që klienti shqiptare është më i interesuar për “freskinë” e peshkut, se sa interesohet që peshku të kalohet në Abatitore, duke e çuar në një temperature minus 15 gradë për 96 orë, temperaturë e cila eliminon parazitin Anisakis dhe rreziku për shëndetin të eliminohet.
Në Itali për shembull një ligj i vitit 1992 ndalon përpunimin e peshkut krudo në restorante nëse nuk kanë mjetet e nevojshme për zhdukjen e rrezikut Anisakis.
Dhe në vitin 2003 është e vendosur me ligj informimi me shkrim në menu që peshku i cili serviret krudo përpunohet sipas ligjit.
Në Shqipëri, shumë restorante nuk e njohin fare këtë aparaturë, kaq të nevojshme, për jetën e çdo konsumatori.
Duhet patur parasysh se, Anisakis ngordhë nëse do e vendosim për 96 orë në -15° C, 60 orë ose -20° C, 12 orë ose –30° C, 9 orë ose -40° C. Ose duke e pjekur në forma të ndryshme ku temperatura e nxehtësisë duhet të filloi nga minimumi 70 gradë.
Unë e di sa e vështirë është të aplikosh një sistem të tillë në një restorant sepse unë kam një hapësirë dhe një person që merret vetëm me përpunimin e krudove. Por besoj që, ne që merremi me përpunimin e ushqimit duhet të informojmë klientët për rrezikun që vjen nga konsumimi i peshkut krudo dhe pasojat e tij.
Sigal