Kokaina e përzierë me substancë toksike, studiuesit ngrejnë alarmin: Shkakton dëmtim të madh të trurit

518
Sigal

Përdoruesit e kokainës rrezikojnë të kenë një dëmtim të madh të trurit, sepse shpesh herë dozat e saj janë të përziera me një substancë toksike që përdoret për të trajtuar krimbat te kafshët.

Në mënyrë të njëjtë edhe droga që shitet në rrugë është e përzierë me agjentë të tjerë, siç janë qetësueset dhe kafeina.

Studiuesit zvicerianë zbuluan një sasi në rritje të dozave të kokainës, që përmbajnë levamisole, një përbërës që përdoret për të trajtuar infeksionin e shkaktuar nga krimbat.

Nuk bëhet ende e ditur pse ky përbërës gjendet në kokainë, por dyshohet se shtohet thjesht për të zgjatur efektin e saj. Sipas studimit ata që konsumojnë kokainën e përzierë me levamisole, kishin një efekt më të zgjatur të saj.