Çdo lloj stërvitjeje është e mirë për shëndetin tuaj, por sidomos stërvitja në ujë siguron dyfish efektivitet, ky është studimi i fundit.
Kur jeni në ujë, trupi juaj ndihet rreth 90% më i lehtë. Kjo do të thotë se kur jeni duke u ushtruar, trupi nuk përjeton të njëjtin ndikim si ai kur ushtron në tokë.
Duke bërë stërvitje ujore, ju qëndroni të freskuar dhe të vini të gjithë muskujt në lëvizje. Për më tepër, kjo metodë është tepër argëtuese dhe e dobishme për njerëzit e të gjitha grupmoshave, nga fëmijët tek të moshuarit. Edhe njerëzve me lëndime të muskujve, tendinave, kockave, si dhe ato mbipeshë apo grave shtatzëna, i rekomandohet një stërvitje e tillë.
Ja disa nga përfitimet e të stërviturit në ujë:
Digjni në kohë rekord dhjamin në zona të ndryshme të trupit.
Përmirëson shëndetin e përgjithshëm.
Përmirëson funksionet dhe punën e zemrës.
Stabilizon presionin e gjakut.
Forcon muskujt.
Redukton stresin.