Ka një shkak pse fëmijet lindin me astmë dhe është ky…

549
Bebet të cilat lindin nga nëna që përdorin këtë lloj medikamenti gjatë shtatëzanise ka shumë gjasa të lindin me astmë.
E kemi fjalën për ilaçet të cilat përdoren për reflukset acide ose siç e njohim ndryshe, urthin. Sipas një studimi të fundit thuhet se këto lloj medikamentesh, edhe pse në udhëzime shkruajnë se nuk ndikojnë në shtatëzani, janë një rrezik për fëmijët, të cilët mund te lindin me astmë. Astma bronkiale është sëmundje kronike që karakterizohet me rritjen e sensibilitetit të trakesë, bronkeve dhe bronkioleve ndaj shkaktarëve të ndryshëm, e cila shoqërohet me ngushtim të fortë të rrugëve të frymëmarrjes.
Megjithatë ekspertët theksojnë se ky kërkim është ende në fazat e para dhe jo i përfunduar, duke i këshilluar femrat të marrin këshilla mjekësore nëse janë të shqetësuara.
Sigal