Jepet alarmi, 41 milionë njerëz pa insulinë deri në vitin 2030

569
Sigal

Deri në vitin 2030, 41 milionë njerëz do vuajnë nga mungesa e insulinës.

Aktualisht, më shumë se 405 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet të tipit 2, dhe deri në vitin 2030, ekspertët ngrejnë alarmin se ky numër do të rritet në mbi 510 milionë.

Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë nevojë për insulinë për të menaxhuar gjendjen e tyre dhe për të shmangur komplikimet si dëmtimi i zemrës, veshkave, syve dhe sistemit nervor.

Këto komplikime mund të shkaktojnë verbëri, prerje të gjymtyrëve ose vdekje.

Tani, rreth 33 milionë njerëz me diabet tip 2 kanë nevojë për insulinë për të menaxhuar gjendjen e tyre, por nuk mund ta marrin atë.

Nga viti 2030 ky numër do të rritet në  41 milionë njerëz, njoftoi të mërkurën (20 nëntor) një ekip kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Stanford.

Me një kërkesë për insulinë që do rritet në 20% në 13 vitet e ardhshme, së shpejti mund të ketë probleme.

Studimi i publikuar në gazetën “Lancet”, “Diabeti dhe endokrinologjia”, nënvizon se qasja tek insulinat do të vështirësohet shumë veçanërisht në rajonet e Afrikës, Azisë dhe Oqeanisë, që do të preken më shumë.

Megjithëse mungesa e insulinës do të jetë më e madhe në Azi në aspektin e rasteve të përgjithshme, vendet afrikane kanë akses të ulët ndaj insulinës dhe do të kenë përqindjen më të madhe të njerëzve që do jetojnë pa të në të ardhmen.