Sigal

Pas shtatzënisë apo një rënieje të madhe në peshë, shpesh lëkura e trupit nuk është më si më parë. Në pjesë të ndryshme të saj, por sidomos në pjesën e barkut apo edhe të gjinjve për femrat, lëkura krijon çarje, disa shenja si vija të bardha. Një gjendje e tillë mund të prekë këdo, por veçanërisht femrat.

Barku, të ndenjurat, gjoksi dhe kofshët janë zonat që preken më shpesh.

Shenja të tilla janë rezultat i një tërheqjeje të papritur të lëkurës. Shtresa e meseme e lëkurës çahet, duke lejuar që shtresat më të thella të lëkurës të duken përmes saj.

Ato fillojnë si vija të kuqe të zbehta dhe me kalimin e kohës shfaqen si vija të bardha. Kjo gjendje e bezdisshme bën që shumë gra të kërkojnë trajtime se si t’i heqin qafe këto shenja. Për fat të mirë ka disa trajtime shtëpiake shumë të efektshme se si t’i pakësoni apo edhe t’i zhdukni krejtësisht.

Metoda e parë

Përbërësit

½ karotë

Lëkura e 1 mandarine të plotë

4 lugë gjelle vaj ulliri

Përzierja e këtyre përbërësve mund të përdoret për të bërë skrab (pastrues) që mund të ndihmojë për të larguar shenjat nga lëkura.

Përgatitja

Kombinoni ½ karote, lëkurën e mandarinë dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri në një blender ose procesor ushqimi dhe bëjeni pure në shpejtësi të lartë për 20 sekonda.

Masazhojeni përzierjen në lëkurë të lagur në vaskë ose në dush. Shpëlajeni me ujë të vaktë dhe thajeni përpara se të aplikoni kremin hidratant të zakonshëm.

Përdoreni këtë trajtues njëherë në ditë dhe porcionet e papërdorura të përzierjes ruajini në frigorifer për pesë ditë.

Metoda e dytë

Zieni në avull disa karota në mënyrë që t’i zbusni. Bëni një pastë të trashë me të cilën do të mbuloni zonën ku janë shenjat dhe vijat e bardha në lëkurë.

Lëreni për një orë e gjysmë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Uji i nxehtë është shumë i keq për vijat dhe shenjat e tilla në lëkurë.