Ja se çfarë bën uthulla e mollës

570
Uthulla e mollës është një produkt që ka një rëndësi të veccantë në shëndetin dhe në mirëmbajtjen e flokëve, por ajo që ka më shumë rëndësi është roli që ajo ka në shëndetin e fytyrës. Nëse keni probleme me lëkurën, si p.sh., inflamacioni, aknet dhe poret, uthulla e mollës është zgjidhje ideale. Uthulla e mollës mund ta përmirësojë vlerën e pH-së së lëkurës tuaj, duke parandaluar paraqitjen e puçrrave dhe mbylljen e poreve, duke bërë që lëkura juaj as të mos thahet, e as të ketë tepër yndyrë.
Uthulla e mollës do ta përmirësojë ngjyrën dhe gjendjen e lëkurës. Mund ta nxisë qarkullimin e gjakut në kapilarët e vegjël, që janë përgjegjës për rrjedhën e materieve ushqyese në lëkurë. Do të mënjanojë bakteret e dëmshme dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Përmbajtja e sulfurit do ta reduktojë dukshmërinë e rrudhave dhe njollave të plakjes. Gjithashtu do të ndihmojë në mënjanimin e shtresave dhjamore në sipërfaqe të lëkurës. Për ta përdorur uthullën e mollës është e rëndësishme që të përzieni një të tretën e uthullës së mollës me dy të tretat ujë dhe tundeni mirë. Vendoseni në fytyrën e pastër me një copë pambuku, e pasi të thahet lëkura vendoseni kremin hidratues.
Sigal