Ja pse nuk duhet t’i lejoni fëmijët të ulen në këtë pozicion

494
  • Shumë fëmijë kur luajnë në dysheme gjejnë pozicion të rehatshëm të qëndrimit me këmbën e përthyera pas dhe pesha e trupit bie mbi gjunjë, ose ndryshe quhet pozicioni “W”. Ekspertët dolën në përfundimin se ky qëndrim ishte i keq për fëmijët. Sipas shumicës dërrmuese të terapistëve fizike, ka disa arsye kryesore pse ky qëndrim nuk duhet lejuar tek fëmijët; Ky qëndrim ndalon një bazë më të gjerë të mbështetjes, për shkak se ata nuk angazhojnë muskujt e barkut ose muskujt mbrapa në këtë pozicion. Por qëndrimi i tillë shkakton ngushtësi të muskujve, sidomos në këmbë dhe legen, por edhe në gjunjë dhe në kofshë.
  • Qëndrimi “W” përkeqëson problemet neurologjike të tilla si, ton të ulët të muskujve, që do të thotë kur fëmijët nuk përdorin në mënyrë aktive muskujt e tyre, muskujt janë të butë dhe do të kenë vështirësi në mbajtjen e trupit drejt. Shumica e terapistëve janë dakord se qëndrimi i zgjatur në pozicionin “W” gjatë fëmijërisë mund të çojë në një zhvillim të vonuar në aftësitë motorike bruto si koordinim dhe ekuilibër Çfarë mund të bëhet? E pra, rekomandimi disi alarmant është për të ndaluar menjëherë që ta bëjnë këtë – sa herë që ju të shihni fëmijën tuaj në pozicionin “W”, duhet t’i lëvizni këmbët e tyre në një pozitë të përshtatshme (nëse ata janë shumë të vegjël për të kuptuar) ose u tregoni atyre që ta bëjnë vetë këtë.
  • Nuk mund të pretendojmë se duke e ruajtur nga ky qëndrim ne do shmangim problemet ortopedike, sepse ky nuk është shkaku i vetëm, por ajo që dihet është se fëmijët të cilët ulen në formë “W” shpesh kanë probleme ortopedike dhe ngushtësi të muskujve.
Sigal