Ja pse duhet të konsumoni ujë të gazuar

506
Përdorimi i ujit me gaz është shpallur për shumë kohë i dëmshëm për organizimin, nga një grup studiuesish, ndërsa sipas studimeve të tjera të kryera së fundmi rezulton se përdorimi i ujit të gazuar largon kalciumin nga organizmi. Në një publikim të fundit të “Time”, pesë ekspertë kanë folur për këtë dhe të gjithë ishin të mendimit se, uji mineral është mjaft i shëndetshëm për t’u konsumuar. Ai thotë se, uji i gazuar konsiderohet një alternativë e mirë për të gjithë ata që duan ta heqin vesin nga pijet e gazuara. Ndërsa dy mjekët e kockave shtuan se, uji i gazuar nuk e pastron kalciumin nga kockat.
Sara Bleich, PhD, profesore e asociuar në menaxhimin e politikave shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik “Johns Hopkins”, thotë se, “uji mineral është njëlloj si të pish ujë të rregullt, pra është i padëmshëm”. Kjo do të thotë që, uji mineral mund të llogaritet për konsum në përditshmëri. Më e rëndësishmja që këshillohet nga mjekët, është kontrolli i etiketës së ujit që blen, për t’u siguruar që nuk përmban kripëra, apo ëmbëltues shtesë.
Sigal