Ja cilët janë fobitë më të pazakonta

470
Fobitë janë frika joracionale të njeriut për diçka në veçanti. Frika te njerëzit mund të shprehet në mënyra të ndryshme prandaj është e rëndëishme që ne të njohim dhe frikërat më të shpeshta që mund të na shfaqen në raste të ndryshme. Disa nga frikërat më të ccuditshme janë;
Ablutofobia
Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijët që nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht.
Korofobia
Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po! Njerëzit e kanë edhe këtë fobi!
Koumpounofobia
Mund të frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopsat. Njerëzit që vuajnë nga kjo mund të frikësohen edhe nga objekte të ngjashme, si disqe, monedha etj.
Skopofobia
Skopofobia është frika nga te qenit i shikuar. Është vërtetë e çuditshme, pasi çdokush mund të shohë çdokënd në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta bëj vuajtësin të ndërpresë marrëdhëniet sociale.
Eufobia
Normalisht, të gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të frikësuar kur dëgjojnë të tilla lajme. Ne fakt, frika nuk qëndron tek vet lajmi i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të mirë vjen përherë një lajm i keq.
Alodoksafobia
Njerëzit që vuajnë nga Alodoksafobia kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi mendimet e të tjerëve rreth personalitetit të tyre, veshjes, punës, shtëpisë, ose thënë më mirë ata kanë frikë rreth gjithçkaje.
Sigal