Ja cilat ushqime ju mbrojnë nga gripi

508
Hudhra është një produkt që është shumë e njohur për të mirat që sjell në organizmin tonë. Ajo është e pasur me fitokimikate, të cilat i vrasin bakteret e dëmshme që mund të ndodhen në trupin tonë. Një ndër virozat më të shpeshta që prekin njeriun janë gripi dhe ftohja dhe për këtë shkenca ka arritur në disa përfundime se ekzistojnë shumë produktekte të cilat na mbajnë larg tyre. 
Disa nga këto produkte janë;
Hudhra
Mbase aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, por hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Është e shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate, të cilat i vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të shkencëtarit David Grotto, nga Çikago, i cili i bazuar në studimet dietologjike ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj.
Kërpudhat
Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri te koka apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës” përmbajnë beta-glukanë, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundje shkaktuese. Sipas dietologut, David Grotto, kërpudhat janë vërtet edhe të shijshme nëse gatuhen siç duhen.
Sigal