Ja cilat janë ushqimet që e dobësojnë sistemin imunitar

332
mix of sweet cakes, donuts and candy with sugar spread and written text in unhealthy nutrition, chocolate abuse and addiction concept, body and dental care
Sigal

Dihet se sistemi imunitar ka një rol kyç në luftimin e virozave dhe sëmundjeve të tjera. Ky mekanizëm i mundëson organizmit të luftoj patogjenët e huaj, të cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundje.

Përmirësimi dhe forcimi i sistemit imunitar bëhet duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe duke përcjellë një dietë natyrale.

Ekzistojnë disa ushqime që ndikojnë në dobësimin e sistemit imunitar dhe të cilat i konsumojmë çdo ditë. Disa nga këto produkte janë:

Alkooli– është produkti kryesor, i cili ndikon në dobësimin e sistemit tuaj imunitar. Sipas hulumtimeve, alkooli e rrit rezikun e pneumonisë, stresit akut dhe infeksioneve të mëlçisë.

Kripa– është një produkt tjetër, i cili nëse konsumohet në sasi të lartë mund ta dobësoj sistemin tuaj imunitar. Duke reduktuar konsumimin e kripës ju mund t’i luftoni më lehtë patogjenët e huaj si dhe e forconi aftësinë organizmit për t’i luftuar infeksionet bakterale.

Sheqeri– sidomos sheqeri industrial mund të jetë një nga faktorët, që shkakton dobësimin e sistemit imunitar dhe aftësinë e organizmit për t’iu përgjigjur agjentëve të huaj dhe infeksioneve.

Kafeja– kafeja dhe çaji përmbajnë antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit. Mirëpo këto pije përmbajnë kafeinë, e cila në sasi të lartë në organizëm ka ndikim negativ.