Ja cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni nëse jeni një duhanpirës

469
Sigal

Të gjithë e dimë që duhani është shumë i dëmshëm për shëndetin por jo të gjithë arrijnë të heqin dorë prej tij. E megjithatë ne ju japim një listë ushqimesh që e zbehin sadopak efektin e duhanit në trupin tuaj.

Në një studim janë përfshirë 680 persona, ku disa prej tyre nuk pinin duhan, disa ishin ish-duhanpirës dhe duhanpirës.

Ata janë përgjigjur në pyetjet në lidhje me ushqimin e tyre momental dhe më pas u janë nënshtruar matjes në spirometër, testi përmes të cilit matet funksioni i mushkërive në bazë të frymëmarrjes, transmeton kp.

Ata e kanë përsëritur testin 10 vjet më vonë. Studiuesit kanë ardhur në përfundim se sa më shumë që kanë ngrënë mollë, banane dhe domate ish-duhanpirësit, aq më pak kanë pasur dëme në mushkëritë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse plakja dhe pirja e duhanit paraqesin shkaktarin më të madh të funksioneve të mushkërive. Ky ushqim është i mirë sepse përmban shumë antioksidues që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve të organeve të frymëmarrjes dhe potencialisht përmirësojnë shëndetin e mushkërive.

Grupi i dytë i antioksiduesve që quhen flavonoide, gjithashtu janë përgjegjës për këtë. Këta përbërës gjenden në shumicën e pemëve dhe perimeve dhe e bëjnë frymëmarrjen më të lehtë.

Kjo sqarohet pse mollët dhe bananet janë të lidhura me zvogëlimin e rreziqeve të funksionimit të mushkërive.

Këto ushqime ndihmojnë në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara, që ka ndodhur për shkak të pirjes së duhanit. Në anën tjetër, domatet për shkak të sasisë së lartë të likopenit, e ul rrezikun e paraqitjes së kancerit të mushkërive për 52 për qind.