Sigal

Diabeti është një nga sëmundjet më shqetësuese vitet e fundit, që prek të gjitha moshat. Diabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit, është një çrregullim metabolik që karakterizohet nga rezistenca në veprimin e insulinës, deficitit të insulinës apo kombinimi i këtyre dy faktorëve së bashku.

Në përgjithësi personat me diabet futen në dy tipe kryesore të diabetit; diabeti mellitus tipi 1 dhe diabeti mellitus tipi 2. Këto janë 2 tipet e diabetit që ne njohim, por shkencëtarët thonë se përveç këtyre ka edhe 3 forma të tjera që janë diabeti gestacional (diabeti qe shfaqet gjatë shtatzënisë) dhe forma të tjera specifike.

Llojet e diabetit që njohim kanë simptoma të cilat janë lehtësisht të evidentueshme. Tek diabetikët tip 1 sëmundja shfaqet në moshat e reja dhe karakterizohet nga mungesa apo deficienca absolute e insulinës.

Në diabetin tip 2 që përbën grupin më të madh të pacientëve, sëmundja shfaqet në moshat më të mëdha mbi 35-40 vjeç dhe karakterizohet në stadet e para nga rezistenca në veprimin e insulinës. Sipas studimit që është bërë tipi 2 i diabetit përfshin 4 kategori të ndryshme ndërsa tipi 1 vetëm një kategori. Kjo do të thotë një terapi më specifike dhe një cilësi më e mirë e jetës, shprehet drejtuesi i këtij studimi Leif Groop.

Numri i personave të prekur nga diabeti është rritur vitet e fundit për shkak të kequshqyerjes, jetës pasive, ushqimet me hormone etj.