Zakonisht për arsye pastërtie dhe kujdesi ndaj mikrobëve, mundohemi të qërojmë çdo frut të mundshëm. Por në këtë mënyrë disa frutave u heqim pjesën më të shëndetshme të tyre. Disa nga frutat dhe perimet që mund të konsumoni pa frikë së bashku me lëvoren e tyre i gjeni më poshtë.
Kungulli- I pasur me zink, prandaj është i shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Po ashtu as farat nuk duhet t’i hidhni pasi janë të pasura me omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëvorja duhet të pastrohet mire me ujë të ngrohtë, t’i fusni në furrë për 20 minuta dhe t’i konsumoni.
Patatja– Shumica prej nesh përpiqen ta evitojnë lëvoren e patates pa kuptuar se është tepër e shëndetshme, por shumica prej tyre nuk e dine pse. Ajo është e pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C.
Ananasi- lëvorja e ananasit mund të duket tepër e ashpër por mund të thuhet se është tepër e shëndetshme, për shkak të vlerave ushqyese që përmban. Veç vitaminës C, ajo ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në frutë.
Hudhra– Lëvorja e hudhrës përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës.