Ja çfarë të konsumoni nëse keni probleme me kujtesën dhe përqendrimin

508
Pa orët e duhura të gjumit, është e vështirë të përqendrohesh si duhet gjatë ditës, por fatmirësisht ekzistojnë disa ushqime që optimizojnë përqendrimin dhe rrisin nivelet e energjisë. Ja cilat janë 10 ushqimet që japin vërtetë rezultat.
Tërshëra
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, jo vetëm që do të keni energji për të nisur ditën, por studimet tregojnë se ata që hanë mëngjes kanë më pak rrezik nga obeziteti, hipertensioni, diabeti krahasuar me ata që nuk e konsumojnë. Ngrënia e tërshërës për mëngjes ka pak kalori dhe jep ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë. Për më shumë shije, hidhini edhe fruta ose kanellë.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë nxit prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat japin më tepër përqendrim. Ajo gjithashtu është burim antioksidantësh, vitaminash dhe mineralesh si kaliumi, bakri dhe magnezi. Ka pak yndyra dhe sheqer. Kini kujdes të mos e teproni. Një katror çokollate të zezë të një cilësie të mirë është doza e mjaftueshme në ditë.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal