Sigal

Pyetja mistike është kjo: sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? Përgjigja është e thjeshtë!  Çdo grua në të vërtetë pyet se cila është frekuenca ideale për të larë flokët, edhe pse sot ka ende nga ato që preferojnë t’i lajnë ato çdo ditë (edhe nëse është e vërtetuar se do të ishte mirë kjo të shmangej)! Por, një grua ndryshon nga një tjetër, pikërisht për nga lloji i cilësisë së flokëve(të hollë, me yndyrë, me zbokth). Ka sigurisht një numër të rremë rreth mitit për flokët dhe larjen e tyre, Por, a do të ishte normale që të mos i lani flokët për një javë rresht?

Çfarë ndodh?

NOA

Në fund të fundit, mos larja e flokëve për 7 ditë është një zgjedhje që edhe shumë yje të famshëm të botës së showbiz-it botëror e praktikojnë. Të larit e tyre shumë shpesh mund të dëmtojë flokët, të irritojë lëkurën e skalpit të kokës, kjo jo vetëm për shkak të përbërës dhe kimikateve që ka shampoja, por edhe nga përdorimi i shpeshtë i tharëses së flokëve apo pjastrës. Në rastin e flokëve shumë të trashë, ekspertët sugjerojnë metodën e përdorimit të shampos së thatë që është goxha efikase.

Rreziku i flokëve të rrallë, por që lahen shpesh mund të diktojë në sekretimin e vajrave dhe më shumë yndyrë në kokë, si pasojë që çon në seborrhea, e cila konsiston në një prodhim të tepërt të sebumit.

Në fund të fundit, koha ideale e larjes së flokëve duhet të jetë çdo tre ditë dhe ju do të keni flokë të fortë e të shëndetshëm!