Ja çfarë duhet të dini për impotencën mashkullore

717
Sigal

Impotenca ka një ndikim negativ në jetën seksuale të meshkujve, duke shkaktuar depresion, stres dhe vetëbesim të ulët.

Duke i kuptuar shkaqet kryesore, ju mund të ndërmerrni hapa konkret në përmirësimin e këtij problemi. Disa prej shkaqeve që mund të shkaktojnë impotencën seksuale te meshkujt janë:

Sëmundjet endokrine

Sistemi endokrin i trupit është përgjegjës për prodhimin e hormoneve, që rregullojnë metabolizmin, funksionet seksuale, riprodhimin dhe disponimin. Diabeti është një nga shkaktarët kryesor që ju jeni impotent. Si pasojë e kësaj sëmundje endokrine, nervat dëmtohen dhe ndjeshmëria në organet gjenitale humb.

Çrregullimet nervore

Shumë çrregullime nervore rrisin rrezikun për impotencë. Funksionimi jonormal i sistemit nervor dëmton aftësinë e trurit të komunikojë më sistemin riprodhues. Disa nga këto sëmundje të sistemit nervor të lidhura me impotencën janë: sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Parkinsonit, skleroza multiple dhe epilepsia.

Përdorimi i barnave

Disa barna ndikojnë në rritjen e rrezikun për impotencë. Disa nga barnat që kanë këtë ndikim janë: Flomax, Xanax, Diazepam, Prozac, Paxil dhe disa barna të tjera

Probleme me zemër

Sëmundjet që prekin zemrën dhe qarkullimin normal të gjakut kanë një ndikim negativ në potencën seksuale të meshkujve. Nëse nuk ka qarkullim të mjaftueshëm të gjakut në regjionin gjenital, atëherë meshkujt nuk janë të aftë të kryejnë marrëdhënie.

Çrregullime të disponimit

Për të arritur një ereksion se pari ju duhet të keni një disponim dhe gjendje mendore të mirë. Nëse keni probleme me disponim, atëherë është shumë e vështirë të përjetoni kënaqësi gjatë marrëdhënieve. Depresioni dhe ankthi mund të jenë shkak që ju nuk jeni duke ndier këtë kënaqësi.

Trajtimi i impotencës tek meshkujt bëhet përmes barnave, intervenimeve mjekësore, trajtimit me produkte natyrale dhe ndryshim të stilit të jetës.