Sigal

Nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut, mund të keni nevojë për ndihmë për ta mbajtur nën kontroll me ilaçe.

Megjithatë, nëse ideja për të marrë një pilulë çdo ditë ju bezdis, ka disa gjëra të përditshme që mund të provoni për t’ju ndihmuar të shmangni, vononi ose zvogëloni nevojën për to. “Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje të zemrës apo infarkte është hipertensioni” – tha Sean Horrigan, Neurolog i Hyannis.

8 këshillat e tij për të mbajtur presionin e lartë të gjakut nën kontroll janë:

1.Humbni peshë. Duke qenë mbipeshë  rrit rrezikun e tensionit të lartë. Edhe një humbje e vogël në peshë mund të ndihmojë pasi sjell një ndryshim të madh në mbajtjen nën kontroll të tensionit  dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

2.Ndiqni një dietë të shëndetshme për zemrën. Dieta mesdhetare përqendrohet në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave dhe uljen e yndyrnave të ngopura, mishit dhe karbohidrateve si makarona dhe bukë.

3.Kufizoni sasinë e kripës. Qëllimi është të hahet jo më shumë se 1.500 mg në ditë. Ka një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të natriumit dhe hipertensionit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

4.Lexoni etiketat e ushqimit. Nëse në listën e përbërësve në etiketat ushqimore lexoni shumë emra kimike  dhe fjalë që ndoshta si kuptoni më mire mos e konsumoni atë produkt.

5.Caktoni prioritetet tuaja. Nëse mendonin se të ushqyerit shëndetshëm kushton shtrenjtë mendoni sa shtrenjte kushtojnë ilaçet tuaja.  Është më mirë të shpenzoni për ushqimëe apo të merrni çdo muaj një pilulë për presionin e gjakut, një pilulë për kolesterolin dhe një pilulë për hollimin e gjakut “?

6.Mos pini duhan.  Të gjithë fokusohet tek fakti se se pirja e duhanit është aq e keqe për mushkëritë tuaja dhe se është një rrezik për kancer, por e vërteta është se është edhe një faktor tejet i rëndësishëm edhe për sulmet në zemër dhe infarktet  gjithashtu.

7.Kufizo alkoolin. Është një linjë shumë e hollë midis të konsumuarit alkool shëndetshëm dhe jo. Sipas studimeve burrat nuk duhet të pijnë më shumë se dy pije alkoolike në ditë ndërsa për gratë limiti është një në ditë.

8.Aktiviteti fizik. Ecni, vraponi apo bëni  stërvitje. Sido të jetë bëjeni pjesë të rregullt të javës suaj. Ka shumë studime që sugjerojnë se 30 minuta stërvitje kardiovaskulare tri ditë në javë, ndihmon në zvogëlimin e shanseve të tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe ndihmon në menaxhimin e kolesterolit. Këta janë të gjithë faktorët e rrezikut për goditje dhe sëmundje të zemrës.

Për pacientët që kanë vështirësi në uljen e tensionit të gjakut përmes dietës dhe stërvitjes, Dr. Horrigan theksoi nevojën për ta menaxhuar atë me ndihmën e ilaçeve. “Nëse individët nuk mund ta ulin tensionin e lartë me modifikimin e dietës dhe një program stërvitjeje atëherë është e rëndësishme për ta menaxhuar atë me pilulat për presionin e gjakut”– tha ai.