Sigal

Shkencëtarët australianë zbuluan në vitin 2010 se qumështi i kësaj kafshe gjysmë-ujore përmban një proteinë të fuqishme që mund të luftojë super bakteret. Ata kanë gjetur tani arsyen dhe thonë se mund të çojë në krijimin e një lloji të ri të antibiotikëve.

Sqeporët janë gjitarë të vegjël të aftë për të pjellë vezë dhe prodhuar qumësht. Ata nuk kanë thithka, por e kanë qumështin në bark dhe i ushqejnë të vegjlit e tyre me anë të djersitjes.

Sipas studiuesve, ky proces i ushqyerjes mendohet se lidhet me vetitë e tij antibakteriale.

“Sqeporët janë kafshë të çuditshëm që kanë një biokimi të çuditshme”, thotë dr. Janet Neëman, nga agjencia kombëtare e shkencave CSIRO në Australi.

Ndryshe nga gjitarët e tjerë, ku thithat e tyre kanë evoluar në një mënyrë të tillë që të jenë sterile për t’u dhënë gji të vegjëlve, qumështi i sqeporëve është i ekspozuar jashtë, duke i rrezikuar kështu të vegjlit e tyre nga bakteret e rrezikshme.

Proteina unike antibakteriale që qumështi i tyre përmban mund të jetë mbrojtësi i kafshës kundër këtyre baktereve, beson dr. Julie Sharp, nga Universiteti Deakin.

Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme apo plagë të lehta. Rezistenca antimikrobiale ndodh kur bakteret krijojnë një tolerancë kundër antibiotikëve dhe e kalojnë këtë rezistencë në një gjeneratë tjetër të baktereve, duke prodhuar kështu super-baktere.