Hapet Laboratori Qendror i Spitalit Amerikan

503
Laboratori Qendror i Spitalit Amerikan ka hapur dyert në shërbim të pacientëve në një adresë të re, në Bulevardin “Zogu i Pare”, pranë Maternitetit të vjetër “Mbretëresha Geraldinë”. Ky laborator është një investim tjetër i madh që synon rritjen e mëtejshme të kualitetit të shërbimit diagnostik shëndetësor në vendin tonë. Me teknologjinë e fjalës së fundit në aparatura dhe shërbim cilësor, ky laborator ofron kushtet opmtimale për marrjen e çdo lloj shërbimi laboratorik. Stafi i kualifikuar dhe në trajnim të vazhdueshëm i përbërë prej 37 profesionistësh mundëson për të gJithë pacientët e cdo grupmoshe nje gamë tepër të gjerë ekzaminimesh laboratorike;1300 ekzaminime të ndryshme referuar literaturës botërore dhe realizim sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare.
Laboratori do të jetë në gatishmëri 24 orë në çdo ditë të javës, duke ofruar duke mundësuar çmime të favorshme për të gjitha llojet e ekzaminimeve dhe shërbimeve, si dhe oferta dhe paketa të vazhdueshme mbi ekzaminime të ndryshme për të gjitha grupmoshat. Rrjeti laboratorik i Spitaleve Amerikane është i akredituar me ISO 15189:2012, ndër standartet më të rëndësishme mjekësore. Akreditimi është kryer nga një ndër bordet më të njohura europiane, ESYD. Ky akreditim u arrit pas një pune të përbashkët më shumë se dyvjeçare të kryesuar nga stafi laboratorik dhe stafi i menaxhimit të cilësisë. Rrjeti laboratorik është i shtrirë në 5 qendra të Spitalit Amerikan. Stafi i tij i kualifikuar, i nënshtrohet një programi trajnimi të vazhdueshëm duke garantuar nje sherbim cilesor, te sakte dhe te shpejte ne gjithe procesin e trajtimit shendetesor per pacientet qe i drejtohen Spitalit Amerikan.
Sigal