Gripi dhe ngricat – Shkollat do të jenë të mbyllura deri në 14 janar

469
Sigal

Shkollat, kopshtet,
çerdhet dhe universitetet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në datën
14 janar. Ministria e Shëndetësisë deklaron se shkak është situata gripale dhe
temperaturat shumë të ulëta në vend.

“Me qëllim kufizimin e
mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën
nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i
Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës
së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016,
“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka
urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve
dheinstitucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitarnë datat 9, 10, 11,
12, 13 dhe 14 janar 2017”, thuhet në njoftimin e ministrise së
Shëndetësisë.