Gjykata Europiane dënon Italinë, duhet të paguaj 10 mln euro pacientëve, morën gjak të infektuar

446
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin italian për të kompesuar më shumë se 350 persona të infektuar nga viruse të ndryshme (HIV Aids, hepatiti B dhe C ) përmes transfuzioneve të gjakut gjatë cikleve të trajtimit apo operacioneve. Shuma e përgjithshme e kompesimit që shteti italian duhet të paguajë është 10 mln euro.
Vendimi u mor nga Gjykata Europiane në Strasburg dhe bëhet fjalë për 350 shtetas italianë të lindur nga viti 1921 deri në vitin 1993 që jetojnë mes Italisë e Australisë, por në total numri i italianëve të infektuar nga transfuzioni i gjakut që presin kompesim janë gati 60 mijë. Në shumë raste, në dekadat e fundit, pacientët i kanë marrë paratë me vendim të gjyqësorit, edhe në rastet kur pacienti ka vdekur, i kanë marrë familjarët.
Kompesimi i të sëmurëve
Nuk është hera e parë që Gjykata e Strasburgut dënon Italinë për skandalin e gjakut të infektuar. Në vitin 2013, gjyqtarët europianë kishin vendosur që shteti do duhej të paguante për të gjithë 60 mijë persoant e infektuar një kompensim të veçantë. Ministri i Shëndetësisë Beatrice Lorenzin njoftoi për ndarjen e 100 milionë eurove për të kompensuar personat e infektuar. Para gjykimit të vitit 2013, pacientët merrnin një kompensim 2 mujor, me një shumë 500-700 euro në muaj. Por pas vendimit të Gjykatës të të Drejtave të Njeriut, shifra mujore është rritur me 100 euro. Kjo do të ndihmonte për kostot e ilaçeve për të sëmurët, duke qenë se shpenzimet janë gjithnjë e më në rritje.
Kontrollet e munguara
Në 30 vjet rreth 120 mijë njerëez janë sëmurur me HIV Aids dhe hepatit B dhe C dhe më shumë se 3600 kanë vdekur si pasojë e kontrolleve të munguara mbi produktet e gjakut. Gjaku “i sëmurë” në qarkullim nga vitet ’70 dhe ’90 ka shkaktuar shumë viktima, duke infektuar kryesisht hemofilikët dhe talasemikët që kanë nevojë për trasnfuzion të vazhdueshëm gjaku.
Sigal