Ndotja e zhurmës është zhurma shqetësuese me ndikim të dëmshëm në veprimtarinë e jetës njerëzore ose të kafshëve. Burimi i zhurmës në natyrë në mbarë botën është shkaktuar kryesisht nga makinat dhe sistemet e transportit , motorët e automjeteve motorike dhe trenat . Zhurma në natyrë përmblidhet me fjalën zhurmë mjedisore ose (ndotja akustike).
Planifikimi i dobët urbanistik mund të shkaktojë ndotje të zhurmës, ndërtime industriale dhe banimi mund të rezultojnë me ndotje të zhurmës në zonat e banuara.
Ndotja e zhurmave ndikon në shëndetin dhe sjelljen. Zhurma e padëshiruar mund të dëmtojë shëndetin psikologjik. Ndotja e zhurmës mund të shkaktojë hipertension , nivele të larta të stresit, tringëllimë në veshët , humbje të dëgjimit, shqetësime gjumi dhe efekte të tjera të dëmshme.
Reagimi ndaj zhurmës Zëri bëhet i padëshiruar kur ndërhyn ose me aktivitete normale të tilla si gjumi, biseda, ose prish ose pakëson cilësinë e jetës.
Ekspozimi kronik ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
Personat e ekspozuar ndaj niveleve të konsiderueshme të zhurmës në punë shfaqin në mënyrë të konsiderueshme të reduktuar ndjeshmërinë e dëgjimit se sa kolegët e tyre jo-ekspozuar,
Nivelet e larta të zhurmës mund të rezultojnë në efekte kardiovaskulare dhe ekspozimi ndaj niveleve të larta gjatë një periudhe të vetme tetë-orëshe shkakton një rritje statistikore në presionin e gjakut prej pesë deri në dhjetë pikë dhe një rritje të nivelit të stresit, dhe vazoknstruksion duke çuar në rritjen e presionit të gjakut, si dhe për rritjen e incidencës së sëmundjes së arteries koronare .

Burimet e zhurmës:
Për të kuptuar më mirë zhurmën ne duhet të njohim tipet e ndryshme të zhurmës, ndikimin tek
njeriu dhe rrugët e ndryshme për të vlerësuar tingullin.
Burimet kryesore të zhurmave urbane janë :
- Trafiku urban
- Trafiku rrugor
- Trafiku hekurudhor
- Trena nëntokësorë
- Trafiku ajror
Vlerësimi i prevalencës së shqetësimit nga zhurmat e trafikut urban, në Tiranë janë:
- Industria (zhurmat profesionale dhe mjedisore)
- Tregëtia (zhurmat profesionale dhe mjedisore)
- Ndërtimi dhe zhurma në godinat e shërbimit.
- Fqinjët pranë shtëpisë
- Aktivitete argëtuese
- Koncertet e hapura
- Diskoteka
IMPAKTI I ZHURMAVE NE SHËNDET
Siç e përmendëm më lartë ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmave shkakton impakt në shëndet si:
Probleme me dëgjimin, inflamacion i trurit, humor i keq, imuniteti i dobët, mungesë përqendrimi, probleme me gjumin.
Nga një studim i kryer në Tiranë me 300 të intervistuar mbi 98% e të intervistuarëve konfermojnë se ndihen të shqetësuar nga ekspozimi ndaj zhurmës dhe 85.8% e të intervistuarve shprehen se kanë shfaqur shqetësime shëndetësore nga zhurmat.

Rekomandime:
Të promovohen sigurimi i objekteve dhe masave për zvogëlimin e zhurmës
urbane siç janë:
- Sigurimi i brezit mbrojtës të gjelbër dhe hapësirave të mbjella me pemë
midis zonave të banuara dhe rrugës kryesore, si një nga masat më ekomiqësore për të reduktuar nivelin e ndotjes.
- Të përcaktohen me rregullore distancat midis rrugëve (sipas klasifikimit të
tyre) dhe banesave.
- Të bëhen përpjekje për zvogëlimin e zhurmës, që në projektimin e
ndërtimeve te reja, ku orientimi i dhomave të gjumit të jenë në anën e qetë
të banesës.
- Zbatimi i rregulloreve ligjore për ndalimin e përdorimit të burijeve të automieteve pa patur asnjë shkak emergjent.
- Ndalimi i përdorimit të muzikës në ambientet festive duke ulur volumin e muzikës dhe heqjen e altoparlantëve publike, dëgjimi i muzikës me kufje mbasë orës 23:00 të mbrëmjes në ambientet festive (masë e aplikuar në vendet e BE dhe SHBA).
- Përdorimi i kufjeve për izolimin e zhurmave për punëtorët që janë vazhdimisht të ekspozuar në punë ndaj zhurmave të ndryshme.
Gjergji Pashaj
Ekspert i shëndetit publik
Sekretar i përgjithëshëm i Federatës së Mjekëve shqiptarë në Europë





















