Gazeta Telegraf/Studim: Djathi, çelësi i një jete të shëndetshme

508
Sigal

Një studim i Universitetit të Kopenhagenit ka zbuluar se djathi mund të jetë celësi i një jete të shëndetshme. Sipas studimit djathi i bën shumë mirë zemrës.

Në një eksperiment 12 javorësh, 139 vullnetarë morën pjesë ku ata u ndanë në 3 grupe. Njëri grup konsumoi 80 gramë djathë me yndyrë, grupi i dytë konsumoi 80 gramë djathë pa yndyrë dhe grupi i tretë nuk konsumoi djathë fare.

Për habi, grupi që konsumoi djathë me yndyrë nuk pati asnjë ndryshim në kolesterolin e keq, nuk u shëndosh dhe nuk pati rritje tensioni. Përkundrazi, shëndeti i tyre u përmirësua, pasi iu rrit niveli i kolesterolit të mirë.