Fiqtë mbajnë në kontroll hipertensionin dhe parandalojnë osteoporozën

576
Sigal

Përfitimet shëndetësore të fiqve janë të shumta dhe përfshijnë përdorimin e tyre për të trajtuar diabetin, kollën, astmën dhe kapsllëkun. Fiqtë janë një frutë i ëmbël me fara të shumta dhe lëkurë të butë.

Ata janë të pasur me fibra, magnez, mangan, vitaminë B6, kalium dhe kalcium, duke nxitur densitetin e kockave dhe presionin e ulët të gjakut. Fiku i thatë është një burim i shkëlqyer i mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve.

Në fakt, fiqtë e thatë posedojnë përqendrime më të larta të energjisë, mineraleve dhe vitaminave. Nga ana tjetër, fiqtë e freskët përmbajnë nivele adekuate të disa prej vitaminave antioksidante, siç janë vitamina A, E dhe K. Këto kompozime ndihmojnë në pastrimin e radikalëve të lirë të dëmshëm nga trupi i njeriut dhe kështu na mbrojnë nga kanceri, diabeti, sëmundjet degjenerative dhe infeksionet.

Për më tepër, studimet kanë dalë në përfundimin se acidi klorogjenik në fiq ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe kontrollin e niveleve të glukozës në diabetin e tipit II.

Koha më e mirë për të ngrënë fiq, sipas ekspertëve, është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Kur konsumohen në mëngjes, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut. Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues e stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim. Fosfori, vitamina D dhe kalciumi që gjenden te fiqtë i bëjnë kockat më të forta. Një fik plotëson 3 për qind të nevojës ditore për kalcium. Duke e konsumuar atë çdo ditë, mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

PËRFITIMET SHËNDETËSORE

Mbajnë në kontroll presionin e gjakut

Fibra në fiq ndihmon në reduktimin e peshës dhe shpesh rekomandohet për njerëzit mbipeshë. Çelësi qëndron në konsumimin e tyre në mënyrë të moderuar dhe jo me tepri.

Mbajnë në kontroll presionin e gjakut Njerëzit zakonisht konsumojnë natriumin në formën e një kripe, por niveli i ulët i kaliumit dhe niveli i lartë i natriumit mund të çojnë në hipertension.

Fibrat janë të larta në kalium dhe të ulëta në natrium, kështu që ato janë një mbrojtje e përkryer kundër efekteve të hipertensionit.

Forcojnë kockat Studimet thonë se fiqtë janë të pasur me kalcium, i cili është një nga komponentët më të rëndësishëm në forcimin e eshtrave dhe zvogëlimin e rrezikut të osteoporozës.

Ata janë gjithashtu të pasur me fosfor, i cili inkurajon formimin e eshtrave dhe nxit rikuperimin e shpejtë nëse ka ndonjë dëm apo degradim në eshtra.

Parandalojnë kapsllëkun Sipas një studimi të drejtuar nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Scranton, SHBA, fiqtë përmbajnë një sasi të mirë të fibrave. Ky përqendrim i lartë i fibrave ndihmon në nxitjen e funksionit të rregullt të zorrëve dhe parandalon kapsllëkun.

Pakësojnë simptomat e alzheimerit Fiku konsiderohet si një nga frutat më të mira kur bëhet fjalë për zbutjen e neuroinflamimit. Me fjalë të tjera, ai ka një efekt të dobishëm në sëmundjet neurodegjenerative si alzheimeri.

Trajtojnë bronkitin Kimikatet natyrale në gjethet e fikut i bëjnë ato një përbërës ideal për të luftuar bronkitin. Përdoret gjithashtu për të parandaluar dhe zvogëluar simptomat e astmës.