Eliminoni në mënyrë natyrale variçet me këta përbërës

1118
Sigal

Variçet në këmbë janë një nga problemet më madhore që gratë hasin gjatë jetës së tyre. Venat varikoze zakonisht zhvillohen tek gratë në fund të 20-ave, megjithatë as burrat nuk janë të përjashtuar nga ky problem.

Një problem i tillë shkaktohet nga shumë faktorë, si: gjenet, mungesa e ushtrimeve fizike, ndryshimet hormonale, problemet me qarkullimin e gjakut ose proçesi i plakjes.

Por ju mund t’i largoni ato me këtë përzierje dhe do keni përsëri këmbët që keni pasur.

Përbërësit:

  • Nje filxhan me uthull molle
  • 5 domate jeshile
  • garzë
  • kavanoz qelqi

Instruksionet:

Prisni domatet dhe vendosini të gjitha në një kavanoz qelqi. Mbulojini me uthull molle dhe lërini ashtu për 48 orë. Vendoseni kavanozin në një vend të errët dhe të freskët. Pas kësaj duhet t’i aplikoni domatet tek pjesa ku ndodhen variçet.

Mbështillini këmbët me një garzë në mënyrë që t’i mbani domatet të palëvizura. Jepini mjekimit kohën e duhur, gati 40 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë. Duhet ta përsërisni këtë teknikë çdo ditë për 2 javë.