Ekspertët zbulojnë se çfarë e ndihmon njeriun për të fjetur më mirë gjatë ditëve me temperatura të larta

259
Sigal

Trupi i njeriut përjetojnë natyrshëm një ulje të temperaturës së trupit para gjumit të natës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se duke ndikuar në këtë proces natyror të rregullimit të temperaturës, dushet dhe banjat mund të ndikojnë në gjumin.

Por kur është koha e valës së të nxehtit, një dush i nxehtë mund të jetë gjëja e fundit që dëshironi.

A ju ndihmon dushi i nxehtë të flini?
Shkencëtarët besojnë se duke e zhytur trupin në ujë të ngrohtë, ndihmohet procesi natyror i rregullimit të temperaturës, duke përmirësuar si rezultat gjumin.

E quajtur “efekti i banjës së ngrohtë”, shkencëtarët besojnë se kjo metodë është çelësi për të menaxhuar në mënyrë efektive temperaturën e trupit tuaj.

“Në orët para gjumit, temperatura e trupit të njeriut ftohet natyrshëm, ndërsa temperaturat e lëkurës së duarve dhe këmbëve rriten.