Ekspertët i janë përgjigjur pyetjes: A mund të mbetet shtatzënë femra gjatë menstruacioneve?

648
Më mirë është që gjithmonë kur keni marrëdhënie seksuale të përdorni ndonjë formë kontracepsioni, pa marrë parasysh a i keni menstruacionet apo jo.
Përgjigjja e saktë është që mundeni të mbeteni shtatzënë. Nuk ekziston koha kur është plotësisht e sigurt të praktikohet seksi i pambrojtur.
Shanset që të mbeteni shtatzënë gjatë kohës së menstruacioneve janë më të vogla se në periodat e tjera të ciklit, mirëpo megjithatë shanset ekzistojnë, transmeton Telegrafi.
Ja përse:
Menstruacioni juaj nuk është gjithmonë i njëjtë
Femrat kanë cikle shumë të ndryshme menstruale dhe shumica kanë gjakrrjedhje (kjo nuk është menstruacion) midis ciklit.
Stresi, sëmundja dhe rrethanat e tjera mund të shkaktojnë mungesën e gjakrrjedhjes apo gjakrrjedhjes para menstruacioneve të vërteta, andaj është e lehtë të gabohet se kur i keni pasur herën e fundit.
Ovulacioni nuk është i sigurt
Femrat ovulojnë (lirojnë qelizat vezore) 12 deri në 16 ditë para menstruacioneve, mirëpo kjo shpesh oscilon.
Gjithashtu, shumicës së damave menstruacionet u mungojnë për shkak të peshës së vogël apo mbipeshës, ushqimit të foshnjës me gji, sëmundjes apo barnave.
Spermatozoidet jetojnë gjatë
Hulumtimet kanë treguar që spermatozoidet në trup mund të mbijetojnë edhe deri në 7 ditë, edhe pse jetesa e tyre mesatare është 3–4 ditë.
Shtatzënia gjatë kohës së menstruacioneve është e mundshme bash për këtë shkak që spermatozoidet jetojnë edhe deri në disa ditë, ndërkaq juve mund t’ju ndodhë që të ovuloni shpejt pas menstruacioneve.
Prandaj më së miri është gjithmonë kur të keni marrëdhënie seksuale të përdorni ndonjë formë kontracepsioni, pa marrë parasysh a keni apo jo menstruacione.
Sigal