E rrallë, gruaja humb dëgjimin vetëm për zërin e meshkujve

485
Sigal

Një grua në Kinë është diagnostikuar kohët e fundit me një gjendje të rrallë. Ajo arrin të dëgjojë vetëm zërin e femrave dhe jo të meshkujve.

Gjendja e pengon atë të dëgjojë zërat e burrave.

Gruaja nga Xiamen, e identifikuar vetëm si Chen, u zgjua në mëngjes dhe nuk arrinte të dëgjonte zërin e të dashurit të saj.

Ajo u dërgua në spital e Qianpu duke shpresuar se mjekët do të ishin në gjendje ta ndihmonin atë.

Por u diagnostikua me gjendjen e rrallë të RSHL (reverse-slope hearing loss).

Sipas Qendrës së Dëgjimit Thigpen në Tennessee: “Për çdo 12.000 raste të humbjes së dëgjimit, vetëm një person ka RSHL.”

Personat e prekur nga gjendja zakonisht kanë probleme në dëgjimin e tingujve me frekuencë të ulët.

Gjendja zakonisht është gjenetike, sipas Qendrës Dëgjimore, ndonëse ndikojnë edhe faktorë të tjerë që mund të çojnë në RSHL.

Chen raportohet se kohët e fundit ka qenë nën një stres të madh dhe nuk ka fjetur mjaftueshëm gjumë, që sipas mjekëve mund të jetë një faktor kontribues.

Mbrëmjen kur humbi aftësinë për të dëgjuar meshkujt, Chen tha se kishte të përziera dhe zhurmë në veshë. Raprtohet se gruaja pritet të shërohet plotësisht.