Dr. Zekri Palushi: Nuk ka vend për panik, jemi në stinën e zakonshme të aktivizimeve virale

Ekskluzive nga Australia me Dr. Zekri Palushi

Ja llojet e gripeve që preken fëmijët sipas moshave, simptomat, trajtimi, kur duhet të shtrohen në spital dhe ndryshimet me gripin që prek të rriturit.

“Dhënia e Ibuprofenit në fëmijët e dehidruar duhet të shihet me kujdes, pasi mund të precipitojë dëmtime të veshkave. Aspirina nuk duhet të përdorert për ulje temperature në fëmijë, dhe mosha nën 16 vjeçare, mbasi mund të shkaktojë ‘Reye’s syndrom’.”

NOA

Në këtë shkrim për Telegraf.al, le të flasim pak për gjendjet febrile të fëmijëve, (ndërsa në botimin e ardhshëm, do të flasim mbi infeksionet virale, dhe kollën persistente, tek të rriturit). Në parantezë, ju kërkoj falje për një komplikim të shkrimeve të mia me terminologji mjekësore, por gjithmonë kam parasysh që krahas komunikimit me ju, pa njohuri mjekësore, të komunikoj dhe shkëmbej eksperiencë edhe me kolegët e mi, si në Shqipëri, ashtu dhe diasporë. Edhe pse çdo vit temperatura prek rreth 70% të fëmijëve parashkollorë, ajo prapseprapë vazhdon të krijojë një ankth, si te prindërit ashtu edhe tek personeli mjekësor. Shumë prindër besojnë se temperatura shkakton dëmtime të trurit tek fëmijët, ndërkohë që ka evidencë të bollshme se temperatura ka një rol imunologjik përfitues, kundra infeksionit. Një temperaturë mbi 38 gradë Celcius, pranohet në përgjithësi si një temperature e lartë, megjithatë edhe kjo varet se ku matet kjo temperaturë, psh. matja nën sqetull, nuk është aq e saktë sepse gjatë një episodi febril, fëmija pëson vazokonstriksion, djersitje, dhe evaporim, të cilat e bëjnë disi të pabesueshëm rezultatin. Nëse krahasoni matjen axillare (nën sqetull), me atë rektale, do të gjeni një ndryshim deri në 3 gradë Celcius. Prandaj matja rectale e temperaturës konsiderohet si standart i artë.  Megjithatë në praktikën e përditëshme, edhe matja e temperaturës me termometra timpanik, (që tregon për temeraturën e arteres karotide), konsiderohet e shpejtë, dhe praktike për përdorim të përditshëm. Infeksionet respiratore tek fëmijët, mund të zgjasin deri në dy javë dhe janë aq të shpeshta sa një fëmijë mund të kalojë 6 muaj në vit, me shenja të ftohti (gripale).  Madje, fëmijët që rriten në ambiente familjare ku pihet duhani, janë në një risk edhe më të madh.

“Influenza në fëmijë, mund të prezantohet me temperaturë, kollë dhe inflamacion cataral të mukozës së hundëve (coryza), pra jo si në të rriturit, ku klasike janë dhimbjet muskulare (myalgia) dhe dhimbjet e kokës.”

Shumica e infeksioneve të shoqëruara me temperaturë, janë të origjinës virale:

*Varicela, *Herpes simplex, *Influenza, dhe *Parovirus B19 (fifth disease, slapped check disease, apo infectious erythema), që zakonisht shoqërohet me shenja të rrugëve të sipërme respiratore, dhe me një temperaturë të moderume, pasuar nga një rash (njolla) i ndritshëm facial, (sikur gjurmët që lënë shuplaka në faqe), si dhe një rash të lehtë në formë rrjete, (reticular rash) që shpërndahet në trup, përfshi dhe ekstremitetet. Roseola infantum, apo exanthema subitem fillon me një temperature të lartë dhe të pa shpjegueshme, deri sa pas 3-5 ditësh shfaqet menjëherë/papritmas, dhe gjithkund, një rash tipik. Zakonisht është një sindrom e padëmshme, dhe shumica e rasteve shkaktohen nga human herpesvirus6.  Mbi 90% e fëmijëve ekspozohen tek ky virus në tre  vitet e para të jetës së tyre. Influenza në fëmijë, mund të prezantohet me temperaturë, kollë dhe inflamacion cataral të mukozës së hundëve (coryza), pra jo si në të rriturit, ku klasike janë dhimbjet muskulare (myalgia) dhe dhimbjet e kokës. Ndër infeksionet bakteriale po përmend ‘Kollën e Mirë’ /Pertussis (Bordetella pertussis), që shpesh, në fazën e saj të hershme katarale merret si një infeksion viral. Megjithatë, kjo është një diagnozë mjaft e rëndësishme që s’duhet të na shpëtojë pa e vendosur. Në fëmijët, e veçanërisht në neonatët, pertussis shoqërohet me ndërprerje të frymëmarrjes për një përiudhë mbi 10 sekondash (apnoea), frymëmarrje e vështirësuar (respiratory distress), që prevenon oxigjenimin e mjaftueshëm të mushkërive, me një rritje mortalitet të lartë,  prandaj fëmijët nën 6 muajsh duhet të hospitalizohen. Megjithëse, kolli dhe skuqja e mukozës së hundës, coryza, janë tipare të shpeshta, prap se prap, kolli nuk është gjithmonë paroxysmal, (atake kollitjesh, që shkojnë e vijnë), siç përshkruhet në rastet klasike. Po kështu, të vjella posttussive mund të ndodhin, por duhet të kemi parasysh se kolli klasik i lartë/bërtitës/i gjallë (‘ëhoop’), shumë shpesh mungon tek fëmijët. Ka shumë raste që një infeksion viral, të komplikohet me një infeksion secondar bacterial. Këtë duhet ta dyshojmë, kur kemi një keqësim të menjëherëshëm të gjendjes së fëmijës, të shoqëruar me temperaturë të lartë, apo me pamje septike. Në këto raste, duhet të rivlerësojmë gjendjen e fëmijës, e menjëherë t’na shkojë mendja tek MENINGITIS, një diagnozë që duhet ta konsiderojmë në çdo fëmijë me temperature të lartë, e veçanërisht në ata me qafë të ngrirë, (neck stiffness), frikë nga drita, (photophobia), dhe shenja të Kernig’s dhe Brudzinki’s. Por ka raste, sidomos fëmijët nën një vit, me këtë sëmundje, më së shumti mund të paraqiten si të irituar, të përgjumshëm, apo me fontanela të fryra. Ama, në mbi 20%, e fëmijëve me meningitis, mungojnë shenjat e iritimit meningeal.

“Te fëmijët ku shoqërohet me ndërprerje të frymëmarrjes për një përiudhë mbi 10 sekondash (apnoea), frymëmarrje e vështrësuar, që pengon oksigjenimin e mjaftueshëm të mushkërive, me një rritje mortalitet të lartë,  janë arsze kyçe ku fëmijët nën 6 muajsh duhet të shtrohen në spital”

Sëmundja Meningokokale (Meningococcal disease), është një infeksion i menjëherëshëm, me një zhvillim të shpejtë, përkeqësues, drejt fatalitetit, edhe pse ka një shenjë tepër klasike, si rashin/njolla që nuk zhduket kur ne e shtypim me një xham, (nonblanching rash), kjo mund të jetë një shenjë e vonuar.  Indikator të herëshëm të kësaj sëmundje mund të jenë edhe dhimbjet e ekstremiteteve të poshtme, periferitë e ftohta, dhe një ngjyrë anormale e lëkurës. Po kështu, jo të gjithë fëmijët febril me një rash petekial kanë meningococcal disease, dhe jo të gjithë fëmijët me meningococcal disease dhe rash, janë febril. Njihen 13 serogrupe të Neisseria meningitides. Në Australi, ku unë punoj, serogrupi B, është gjetur në 83% të rasteve, si shkaktari më i zakonshëm i sëmundjes meningococale.

Ndërsa infeksionet virale mbeten shkaktarët kryesorë  dhe me të shpeshtë të Faringiteve (pharyngitis) akute, në fëmijët, prapseprap, në 15-36% të fëmijëve me dhimbje gryke, është cultivuar një grup A betahaemolytic streptococcus, që veçanërisht gjendet më shpeshtë në moshat 3-15 vjeçare. Në këto raste një tamponim i grykës për ekzaminim bakterial për culture, dhe sesitivitet, mbeten ‘standart i artë’,  për konfirmim diagnose, dhe mjekim. Përjashtoni sëmundjen Kawasaki, megjithëse është një infeksion i rrallë, mund të jetë fatal. Karakterizohet me një përjudhë të zgjatur temperature. Një fëmijë, nën 5 vjeç, që vazhdon të jetë febril, për më tepër se 5 ditë, duhet të na tërheqë vemendjen për tu përqëndruar në periferitë e tijë, pra, duart, dhe këmbët, ata mund të fillojnë të ëjnten, të skuqen, dhe lëkura në majat e gishtave fillon të bjerë/të rrjepet. Konjuktivit jopurulent, me rujtje të një zone të bardhë rreth irisit, mund të jetë një tipare tjetër. Po kështu një rash (njolla) polymorphose, adenopathy cervicale, (vetëm të njërës anë), si dhe  paraqitja e ndryshimeve mukozale të gojës, buzë të kuqe,  gjuha me ngjyrë si luleshtrydhe, dhe faringsi i kuq , (veçanërisht në infant), mund të jenë shenja indikuese për sëmundjen Kawasaki. Po kështu, për një fëmijë që vazhdon të jetë febril, për një kohë të gjatë, do të ishin të mjaftueshme dhe ndihmuese këto investigime:

FBC me film manual, (për blaste),

ESR/CRP, inflammatory markers,
Testim formal të urinës, (nëqoftëse s’është bërë më parë),

-Radiografi të gjoksit, (nëqoftëse  shenjat respiratore sygjerojnë një pneumoni),

-Scanner të kockave

Nëqoftëse dyshoni për një osteomyelit, apo arthrit), dhe ekzaminim të feçeve, për microscopy, dhe faecal calprotectin, (nqs dyshoni për një sëmundje inflamatore të zorrëve, si Ulcerative Colitis, apo Crohn’s disese).

Konsideroni *Tuberculin skin test dhe radiografi të gjoksit nëse fëmija mendohet të ketë factor risku për Tuberkuloz. Dhe nëse fëmija paraqet shenja të sëmundjeve të indit konektiv, atëherë konsideroni ANA, ENA, doublestranded DNA antibodies, si dhe nivelet e complementit. Principe të Trajtimit: Antipiretikët kanë një rol më së shumti për rehatimin e një fëmijë febril të distresuar. Zakonisht, për këtë qëllim jepet Paracetamoli dhe Ibuprofeni, që mund të përdoren pa problem të kombinuar së bashku. Megjithatë dhënia e Ibuprofenit në fëmijët e dehidruar duhet të shifet me kujdes, mbasi mund të precipitojë dëmtime të veshkave. Aspirina nuk duhet të përdorert për ulje temperature në fëmijë, dhe mosha nën 16 vjeçare, mbasi mund të shkaktojë Reye’s syndrom. Infeksionet virale në përgjithësi ikin vetë, pa ndonjë trajtim specific. Por rastet që shoqërohen me dehidrim, dhe shenja të theksuara respiratore, duhet të hospitalizohen. Po kështu, infeksionet virale me respiratory syncytial virus, veçanërisht në neonatët, dhe infantët, mund të shkaktojë apnoea, prandaj duhet të hospitalizohen për observim e monitorizim.

“SëmundjA Kawasaki, megjithëse është një infeksion i rrallë, mund të jetë fatal. Karakterizohet me një periudhë të zgjatur temperaturE. Një fëmijë nën 5 vjeç, që vazhdon të jetë febril për më tepër se 5 ditë, duhet të na tërheqë vemendjen për t’u përqëndruar në periferitë e tij, pra duart dhe këmbët mund të fillojnë të ëjnten, të skuqen, dhe lëkura në majat e gishtave fillon të bjerë/të rrjepet”

Sugjerime praktike

Të gjithë neonatët febril, (fëmijë njëmuajsh) të dërgohen në spital për një vlerësim, dhe investigim urgjent, përfshi punksionin lumbar. Një fëmijë febril, që çalon, (temperatura, dhe çalimi, janë një kombinim i shpeshtë në fëmijë) duhet të dyshohet menjëherë për arthrit septik. Në një fëmijë febril me një temperaturë që nuk stabilizohet apo shkonevjen (recurente), duhet të përjashtojmë edhe sëmundje joinfektive, si një malignanci apo një sëmundje autoimmune. Një temperature persistuese mund të indikojë edhe një zoonoses, si Brucellosis, dhe bartonellosis, sëmundja e gërvishtjes së maces (catscratch disease). Mos harroni sëmundjen Kaëasaki, shumica e rasteve shifen në moshat midis 6 muajsh, dhe 5 vjeçare, por 1/3 mund të shifen edhe në moshat 5-10 vjeçare, me predominance djemët.  Është një vaskulit sistemik idiopathic i fëmijëve, me preferencë, dëmtimin e arterieve coronare. Në Australi, çdo vit diagnoztikohen rreth 200 fëmijë dhe shpesh përfundojnë në një fatalitet. Me dhënien Intra Venoze të Immunoglobulinës në 10 ditët e para të fillimit të temperaturës, ka filluar të japë rezultate të kënaqëshme. Në mbyllje të këtij shkrimi, mund të them se nga ana praktike  në një gjykim urgjent, identifikimi i infeksionit s’është më i rëndësishëm, se sa mjekimi i imponuar nga shenjat, apo ankesat që paraqiten. Për shembull: Kollitjet, të ftohtit, infeksionet e veshëve dhe gastroenteritet  janë shqetësime të shpeshta që shumica e fëmijëve ballafaqohen rreth 8 herë në vit. Atëherë, nëse kemi një fëmijë me një sëmundje febrile akute, me kollë, të ftohët, temperaturë, njolla (rash), shyta (mumps), fruth (measels), variçelë (chickenpox), sëmundja e pestë (fifth disease, apo slapped cheek), coronavirus, etj. imponojnë edhe një qasje praktike si, një përkujdesje e mirë, pushim, ngrohtësi, lëngje, dhe vitaminë C (ascorbic acid), që fillohen menjëherë, sugjerohet afërsisht 1gr për kilogram peshë, dhe jepet gjatë 24 orëve, shpesh e përzier në ujë, aq sa të tolerohet prej zorrëve. S’njihen raste mbidozimi me vit C. Iodine oil, (10 pjesë kokonat vaj dhe një pjesë Lugol 12-15%) lyhen buzët e sipërme dhe hunda e fëmijëve që paraqiten me shenja respiratore.

a)- Konvulsionet Febrile, shkaktohen kur temperature është shumë e lartë. Janë raste të rralla, dhe mund të jenë serioze vetëm nëse zgjasin për një kohë të gjatë. Në këto raste mos u panikni, me qetësi, zhvisheni fëmijën plotësisht, dhe pastaj me një sfungjer të lagur në ujë çezmeje, lagnia të gjithë trupin, uji evapuron shpejt dhe ulë temperaturën.

b)-Të vjella akute dhe/ose barkë (diarrhea)  zakonisht shkaktohen nga Norovirus, në këto raste ndërpritet ushqimi nga goja, derisa të stabilizohen këto shenja, por ama, lëngjet duhet të vazhdojnë, dhe pikërisht, një përzierje: Sunshine salt 5gr- për një litër uji, pra një solucion 0.5%, të përzierë me askorbinik acid. Nëqoftëse të vjellat vijojnë, atëherë fëmija duhet të dërgohet në spital për rehidrim. Mjalti nuk jepet në fëmijët deri në një vjeç, mbasi ai mund të jetë i kontaminuar me Clostridium bacteria, që shkakton botulizmin infantil (infant botulism).