Dr. Sonila Boriçi: Pranvera, rikthehen alergjitë e stinës. Ja si mund t’i shmangim

2322
Sigal

INTERVISTA/ Flet për Suplementin mjekësia, Dr. Sonila Boriçi, Pediatre, Pneumoalergologe, QSUT

Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat, ndotja e ajrit, bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë, po ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive, numri i të prekurve, prej të cilave është rritur vitet e fundit.

Sezonet gjithnjë më të hershme të lulëzimit dhe sasitë gjithnjë më të mëdha të polenit që qarkullojnë në ajër janë trend që po përkeqësohet çdo vit, ndërsa ka gjithnjë e më shumë edhe alergjikë, shpjegojnë shkencëtarët. Ekspertët besojnë që çdo vit do të jetë më keq për shkak të motit jashtëzakonisht të ngrohtë, lulëzimit gjithnjë më të hershëm dhe pranverës pa shumë reshje, ndërsa kjo përkeqëson simptomat e alergjisë. Edhe pse Pranvera është kohë e ftohjes dhe virozave, dallimi kryesor është që simptomat e alergjisë gjithsesi zgjasin më gjatë se 10 ditë, ndërsa janë më të lehta se ftohja. Besohet që sot rreth 30 për qind e njerëzve vuajnë nga ndonjë formë e alergjisë, ndërsa në dekadën e ardhshme ky numër do të dyfishohet. Por lidhur me alergjitë, shfaqjen e tyre, simptomat e para dhe mbajtjen nën kontroll, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, do të flasë për gazetën “Telegraf”, doktore Sonila Boriçi, Pediatre, Pneumoalergologe në QSUT “Nënë Tereza”.

Doktoresh Sonila, a mund të na thoni se, cilat janë llojet kryesore të alergjive? Me çfarë simptomash shfaqen?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf