Dr. Med. Ndue Nikaj: Ç’është stresi dhe pasojat e tij: Si mund ta shmangim?!

751
Koncepti i Stress-it(goditje) u fut nga vitet 60 nga fiziologu kanadez Hans Salye dhe ka kuptimin -goditje. Stress-i cilësohet sëmundje e kohëve moderne(te sotme). Stress-i fizik apo psikik nuk kursen asnjeri, qoftë dhe fëmijët; por ky fenomen nuk është i pashmangshëm-ekziston ne fakt çelësi për ta administruar d m th për ta luftuar kur është i dëmshëm (negativ) dhe për ta shfrytëzuar kur ky është i dobishëm dhe mobilizues. Stressi është një përgjigje fiziologjike normale ndaj ngjarjeve që duket se na kërcënojnë ose na prishin ekuilibrin, pra na duket se kërcënohemi vërtet ose në mënyrë imagjinare; kur reagimi mbrojtës i trupit është i menjëhershëm dhe është fjala ose “të luftosh” a të ikësh ose te shtangesh në vend”. Pra në këtë rast kemi stress reagues (si kundërpërgjigje). Pra ky reagim ndaj stress -it është mënyra me të cilën trupi mbrohet.
Kur funksionojnë mekanizmat neuro-hormonale e humorale ne mënyrë të favorshme(mire) në jemi të përqendruar, të paralajmëruar dhe energjik ndaj rrezikut alarmant.P.sh: në një situatë emergjente (alarmi°) të jashtëzakonshme stresi mobilizon forcat dhe mund të na shpëtojë jetën na duke dhënë kurajë e forca-si në rastin e një aksidenti rrugor duke na nxitur të frenojmë në kohën e duhur makinën ose na mobilizon të studiojmë dhe të fiksojmë mirë gjërat në sezonin e provimeve dhe të dalim me rezultate të mira. Kjo është ana pozitive. Nga ana tjetër stressi na pengon duke na frenuar forcat, duke na demoralizuar e çmobilizuar dhe nuk mundemi të tejkalojmë situatën e stress-it dhe kemi dëmtime të shëndetit, nuk arrijmë rezultate në punë, në marrëdhëniet shoqërore dhe lodhemi shpejt fizikisht, nuk jemi të sigurt në veprimet tona.
Na shfaqen disa shenja si:-probleme me kujtesën (memorien)
nuk mund të përqendrohemi në punë (studime)
nuk i gjykojmë mirë gjërat
shpesh gjithçka na duket pa perspektive (shohim vetëm anën negative) 
s’kemi iniciativë,nuk arrijmë të marrim vendime 
jemi gjithnjë në krizë ankthi, të shqetësuar
kemi ankesa të ndryshme si: dhimbje koke, lodhje, marrje mëndësh, kapsllëk, rrahje të shpeshtë të zemrës, dobësim ose shtim në peshë
nuk ka interes për lidhjet në çift ose bashkëshortore ose xhelozi për meshkujt impotencë, tek gratë ftohje, bezdi gjatë raportit seksual ose dhimbje (dyspareunia) ose infeksione.
çrregullime emocionale-mungesë humori, humbje durimi, nervozizëm, agjitim, as pushimi i natës nuk e çlodh. Rrinë të vetmuar, të izoluar, janë të pa kënaqur me jetën. Nuk marrin përsipër asgjë, pinë duhan, alkool deri drogë për t’u relaksuar.
Ne duhet të njohim vetë kufirin e sress-it. Njerëzit nuk janë të njëjtë, ato ndryshojnë në çdo gjë- disa përballojnë gjendje shpirtërore shumë të rëndë, disa përkulen frustizohen për gjëra krejt të vogla dhe të tjerë rebelohen, agjitohen në mënyrë të pafrenueshme. Duhet të dimë se kjo aftësi për t’u përshtatur varet nga shumë faktor si:-karakteri personal, cilësia e marrëdhënieve, mënyra  se si e vlerësojmë jetën emocionale, nga intelekti (shkollimi) dhe nuk duhet harruar dhe aspekti gjenetik (trashëgimia)-por dhe rrethi i miqve e shokëve, familjarët, kolegët e punës të cilët mund të shërbejnë si nxitës ose mbrojtës nga efektet e stress-it.
Po ashtu ndikon dhe ndjesia e vetë kontrollit -vetëbesimi, inkurajimi i vetes për rrethanat stresuse. Njerëzit optimist, me kurajë, të guximshëm, arrijn të pranojne se dhe stressi është pjesë e jetës dhe arrijnë t’i menaxhojnë emocionet, te bëjnë bilancin e duhur dhe të ekuilibrojnë  gjërat.
 Shkaqet e stresit janë të ndryshme: emocione të ndryshme, presione- në i mendojmë faktorët stresues (stressoret) si diçka negative, por siç u shpreh me lart mund të jenë dhe situata që kërkojnë të mobilizohemi dhe të përshtatemi, por mundet të jenë dhe situata të reja si martesa ndryshim i vendit te punës, ndryshimi i vendbanimit, i shtëpisë, mbrojtja e  diplomës, promovime në punë etj. Por jo gjithmonë stressi shkaktohet nga faktor të jashtëm, faktorët mund të gjenerohen brenda vetes tonë si pritja e zgjatur ne trafik të rënduar, vonesat në punë, mosrealizimi i një dëshire etj.
Tani t’i përgjigjemi disa pyetjeve: A përdoret me vend fjala stress? A janë të gjithë të stressuar ,a ka stres në gjithë botën?
Stërgjyshëritt tanë sido që nuk përfitonin nga vend pushimet moderne dhe nuk kishin antibiotikë e anti anksiozë, nuk përfitonin nga sigurimet dhe nuk kishin këtë përparim të shkencës as në mjekësi as në fusha të tjera bënin një jetë më të lehtë më pak stressuse, se kjo,jeta stresuese është sëmundje moderne e shekullit te fundit, ku sot sipas të dhënave te Psikiatërve e psikologeve rreth 70% të vizitave konsultuese janë për pasojat e lidhura me stresin dhe kjo ka mundësi të jetë e lidhur me ndryshimet dhe evoluimin shumë të shpejtë të shoqërisë, lidhet me kërkesat gjithnjë e në rritje imponuese dhe pa aftësia e pa mundësia për t’u përshtatur në kohën e duhur. Pse? Ç’është sttressi veç bashkimit të reaksioneve fiziologjike dhe psikologjike të organizmit tonë përballë faktorëve agresivë dhe e emocioneve( pozitive dhe negative) për të cilat ke nevojë për përshtatje.
Sigurisht, secili nga ne si persona me individualitet të veçantë reagojmë në mënyrën tonë specifike (të diferencuar), pra një shkaktar (stimul) që shfaq stress tek një njëri-tek tjetri shpesh është vetëm një stimul krejt i zakonshëm.
Siç u shpreha më parë, reagimi i organizmit tonë është i mirë (pozitiv) që  do të thotë i përshtatur mirë ndaj një shkaktari stresues të jashtëm ose të brendshëm dhe duket se në këtë rast ka përfitim dhe është burim dinamizmi e mobilizimi e motivimi, se pa nxitje njeriu do të ishte i plogët e i zymtë (apatik) Por, nga ana tjetër një tension nervor i stërmadh, i zgjatur në kohë rrit vulnerabilitetin (prekjen) e trupit dhe po ashtu rrit dhe pasigurinë e organizmit ndaj stimujve agresiv e stresues dhe mund të shoqërohet me stress dhe ankth; me depresion, pra gjithçka ka dozën e vet sipas individit.
Burimet e stresit 
Kështu sterlodhja ose zhurmat dhe pesha e përgjegjësive prishin performancën tek një nëpunës (pra bie suksesi, shkëlqimi), po ashtu ka edhe divergjenca hierarkike, marrëdhënie të vështira nëpunës-drejtues, nëpunës-punëtor, gjë që e bën të pasigurtë punën ose raste largimi nga puna, spostime në detyrë ose ndryshim vend-pune ose dalja në pension, të gjitha këto janë burim tensionimi dhe stresi. Po ashtu edhe ambienti familjar bëhet shpesh burim stresi dhe ka shok emocional si ndarja ne çift (divorci), vdekja e një të afërmi, divergjencat dhe mosmarrëveshjet e përditshme; banesa shume e vogël e zhurmshme. Ka raste dhe në ngjarjet e gëzuara (gazmore) si lindja ose rënia në dashuri më shikim të pare (coup de fudre- si rrufe); këtu duket se shpërthen një valë e furishme reaksionesh fiziologjike të ngjashme me ngjarjet fatkeqe. 
Stresi i punës ngjall më shumë interes kështu që qeveritë e shumë vendeve perëndimore si: Belgjika, Holanda, Suedia etj, po thellohen në shqyrtimin e politikave sociale lidhur me stress-in të ndërmarre me objektiv për të zhvilluar strategji për parandalimin e tij dhe të vendosen objektiva realë për të shmangur atë duke marrë masa për normalizimin e kushteve dhe evitimin e zhurmave, për rregullimin e marrëdhënieve nëpunës, pronar dhe punëtor dhe arrin deri në ndryshimin e vendit të punës. 
A ka zile alarmi (sinjalizim)stressi ?
Ekzistojnë nje varg shenjash paralajmëruese që mund të shfaqen dhe të kapen nga personat rrethues para se të shpërthejë stressi. Si tashmë është sprehur si pasojë e stressit organizmi ynë nxjerr (sekreton) hormone si Adrenalinë, Noradrenalinë si dhe Kortizon. Shkarkimi i furishëm dhe tej mase shkakton nervozitet, agjitim: prishje gjumi, ulje oreksi, djersitje e tepërt, tharje gojës pihet me tepër cigare, kafe dhe alkool, ka dhimbje koke migrenoze (gjysma e kokës); po ashtu mund të ketë dhe simptoma psikike si mos përqendrim, kujtesë e keqe, humbje besimi në forcat e veta, pasiguri për të ardhmen prishje humori, nuk ndjehet mirë në asnjë fushë të jetës as me shëndet.
Stressi dhe sëmundja  një minimum stressi është i nevojshëm nga që siç u shpreh ai shërben si nxitës dhe mobilizues (motivues), por një stress i tepërt (eksesiv) provokon shtim të punës së zemrës, ngushtim të enëve të gjakut dhe ka efekt rritjen e tensionit të gjakut dhe nga ana tjetër shoku emocional çon pa tjetër në zhvillimin e sëmundjeve nga dërrmimi rraskapitja si çrregullime psikologjike dhe Adrenalina, kortizoni, histaminat që prodhohen në këtë rast shpërthejnë Ulçer në stomak, prishje të tranzitit të zorrëve, me kapsllëk, ekzema psoriaze, rënie flokësh, ashtma, migrena, tek femrat prishje e ciklit mujor etj. Pra stressi ka ndikimin e vet kontribues në shpërthimin ose në evoluimin e sëmundjeve rrallë herë është i vetmi shkak, por luhatjet e humorit, ndryshim: i gjendjes psikologjike ka ndikim deri tek kanceri. Gjë  që është vërtetuar nga një studim i publikuar nga “Britsch Medical Journal” ku është fjala për 100 gra me kancer gjiri ku mbi 50% e tyre një vit para se të shfaqej tumori kishin pasur: një stress intensiv si humbja e një njeriu të dashur ose ndarje në çift.
Për sëmundjet e zemrës  ndikon sidomos përsëritja e stressit, zgjatja në kohë dhe kombinimi me faktorë të tjerë rreziku si pirja e duhanit, abuzimi me alkool, por duhet thënë se nuk ka me rëndësi se faktorët e tjerë të rrezikut.
Duhet që secili të dijë të menaxhojë stressin e vet!
Nëse keni krijuar bindje se stressi juaj ka dalë jashtë kontrollit duhet të përpiqemi të kujdesemi të kontrollojmë mendimet tona agjendën e punës, emocionet, ambientin në punë e në shoqëri. Dhe të arrijmë aty sa dhe vetë të themi jo: 
të vendosim një radhë të punëve duke menaxhuar kohën-të rendisim detyrat:
në të domosdoshme dhe ato që presin në kohë
bashkëpuno me familjarët dhe rrethuesit në ambientin e punis që të bëhet e qartë situata dhe shpërndajeni punën.
Mundohu të përshtatesh gradualisht me gjerat dhe pranoi gjerat që nuk I ndryshon dot.
Merri gjërat me butësi, që të mos gjenerosh stress, sepse me kalimin e kohës gjërat marrin rrjedhën e vet, pra shuhen vetiu. 
Autori M. Furne thekson – njerëzit e qetë dhe me humor kanë me tepër imunitet ndaj stresit. Kështu humori dhe e qeshura lehtësojnë përvetësimin e njohurive, të shohim gjërat qartë dhe zbusin ashpërsinë e jetës.
Jeni të lutur të zbatoni këto rregulla të arta:
1. Përpilo përparësitë që do të kesh.
2. Vendos rregulla me pika që të jenë të realizueshme.
3. Fshij disa aktivitete dhe mos bëj kompromis.
Sigal