Sezoni i preferuar tashmë ka filluar dhe bashkë me të edhe ekspozimi në diell për orë më të gjata, duke shijuar “vitaminën e diellit “- Vit. D. Lëkura është kontakti i parë i drejtëpërdrejtë me rrezet e diellit prandaj qëndrimi afatgjatë nën rrezet e tij mund të shkaktojë dëmtime të lehta apo në forma më të rënda pasi reagimet e gjithsecilit janë individuale.
Rëndësia e mbrojtjes së lëkurës me spf është e lartë. Sipas FDA ( Food and Drug Administration) përdorimi i Spf është ndër mënyrat e sigurta për të siguruar mbrojtje nga rrezet ultraviolet, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes dhe krijimit të rrudhave, djegieve, krijimit të kancerit të lekurës. Ky i fundit është në rritje ne USA dhe sipas të dhënave të NCI ( Instituti Nacional i Tumoreve) të vlerësuara nga 100,640 raste të melanomës, 8290 rezultojnë me humbje jete në vitin 2024. Po ashtu, FDA rekomandon përdorimin e rregullt të Spf 15 apo me factor më të lartë veprimi në cdo ditë të vitit pavarësisht kohës me diell apo me re.
Gjatë ekspozimit në diell lëkura mund të qëndrojë pa u skuqur. Tek personat bardhoshë kjo kohë vetëmbrojtje zgjat 5- 10 min dhe në rast se tejkalohet është e nevojshme mbrojtje nga preparatet apo qëndrimi në vende më pak të ekspozuara në diell. Njerëzit me pigmentim më të errët i rezistojnë pak më gjatë rrezeve të embla verore.
Gjatë shëtitjeve tuaja me bebushat qoftë në park apo plazh, ka rëndësi të mbani larg diellit të vegjëlit tuaj. Por a duhet ti vendosni krem dielli për ta mbrojtur atë? Zakonisht jo.
Lëkura e ndjeshme e tyre reagon shpejt ndaj djegieve serioze por Spf nuk është zgjidhja sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së. Kjo për shkak se foshnjat janë më të riskuara nga efektet anësore të kremit, si skuqjet.
FDA dhe AAP theksojnë se mënyra më e mirë e mbrojtjes për të porsalindurit dhe bebat ~ 6 muaj është qëndrimi në hije, aq më shumë evitimin e tyre kur rrezet e diellit janë më intensive gjatë orës 11.00-16.00. AAP sugjeron veshje të lehtë dhe pambuku për fëmijët e vegjël, kapele e cila siguron hije në zonën e qafës, veshëve dhe fytyrës. Vapa e stinës paraqet sfidë për ta duke qenë se nuk kanë plotësisht të zhvilluar sistemin imunitar dhe të termorregullimit, duke u bërë shkak i mbinxehjes dhe dehidratimit. Prandaj, vlen të theksoj se ushqyerja me gji apo qumësht formulë për të vegjëlit sa më shpesh, është burim i mirë hidratimi. Fëmijët më të rritur mund të konsumojnë lëngje apo ujë për të mbajtur nivelin e hidratimit të lartë.
Sipas mjekëve dermatologë të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë në rast se vërejmë djegie të lëkurës, duhet ta zhvendosemi në ambient më të qetë, dush me ujë të freskët dhe vendosja e kremit hidratues, sidomos me përmbajtje aloe vera, e cila ofron qetësimin e lëkurës së djegur përmes përthithjes së ujit.
Sigurisht që shumë e rëndësishme është të mos harrojmë konsultën me mjekun e familjes apo qendrat më të afërta ambulatore në raste më të rënda të djegieve, për ti ardhur në ndihmë vetes dhe të vegjëlve.
Fakt: nuk ka krem dielli rezistent ndaj ujit! Të gjithë kremërat e diellit edhe të etiketuara si “rezistente” përfundimisht lahen nga uji. Rezistenca për të paktën 40-80 min tregon sa kohë mund të presësh për të aplikuar sërish spf .
Cdo djegie nga dielli per dikë eshte e tepërt, prandaj kujdesi është primar !






















