Sigal

Vera është koha e duhur për të humbur peshë. Stina e verës është perfekte për të përfshirë edhe frutat shumëngjyrëshe në dietën tuaj ushqimore. Ka disa fruta që mund t’u ndihmojnë edhe në humbjen e peshës.

Shalqiri

Shalqiri përmban 92% ujë dhë lëndë ushqyese esenciale si Vitamina A, B6, C, aminoacide dhe fibra dietike.

Pjepri

Ky frut i pasur me vitaminë C është një thesar i fshehur. Duke qenë se ka një shije shumë të ëmbël, konsumimi i pjeprit është perfekt për ata që nuk i rezistojnë dot ëmbëlsirave dhe duan të humbin peshë.

Mango

Edhe ky frut është shumë i dobishëm për humbjen në peshë. Fruti i mangos është shumë i pasur në Vitaminë A, C, D dhe fibra esenciale për ata që vuajnë nga kapsllëku.

Ananasi

Ananasi ka veti anti-inflamatore, ndikon në tretje dhe rrit metabolizmin.

Kumbullat

Kumbullat janë të ulëta në kalori dhe janë të pasura në fibra dietike dhe lëndë ushqyese. Të gjithë këto së bashku ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut dhe lehtësojnë problemet e tretjes. Gjithashtu kumbullat janë perfekte për pacientët që janë të diagnostikuar me diabet dhe duan të humbasin peshë.

Pjeshka

Pjeshkët nxisin humbjen në peshë, ndikojnë në sistemin tretës dhe në detoksifikim. Pjeshët janë një kombinim ideal i vitaminave dhe mineraleve dhe mund t’i përfshini në mënyra të ndryshme në dietën tuaj. Mund t’i konsumoni si frut ose t’i shtoni në ujë për aromë të freskët. Gjothashtu mund t’i përfshini në ‘milk shakes’ ose ‘smoothies’.