Dobitë kuruese të kafes së gjelbër

368
Pija gjithnjë e më e popullarizuar, kafja e gjelbër, mund t’ju ndihmojë të shkrini kilogramët e tepërt, por që gjithashtu shërben edhe për mbajtjen e diabetit nën kontroll.
Shoqata amerikane e kimistëve ka publikuar rezultatet e hulumtimeve më të reja, sipas të cilave kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar, por po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit.
Efektin e dobishëm ia japin përbërësit aktivë të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën-6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend që të ruhen në trup.
Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: Temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik. Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur.
Sigal