Dobësohuni me dietën më të lirë dhe më të shpejtë

460
Sigal

Në bazë të procesit të frymëmarrjes, është shpikur dieta e frymëmarrjes së gjatë

Humbisni tani peshë duke bërë gjënë më të natyrshme që na karakterizon: duke kryer procesin e frymëmarrjes. Nëse po shtrëngoheni të mbani dietën që përfshin një karotë dhe sallatë jeshile, nga Japonia vjen lajmi më i fundit për teknikat e humbjes së peshës. E ku ka më mirë sesa të humbësh në peshë, duke bërë diçka që e bëjmë në mënyrë të pavullnetshme: të marrim e të nxjerrim frymë. Në bazë të procesit të frymëmarrjes, është shpikur dieta e frymëmarrjes së gjatë. Ish-aktori Miki Ryosuke pretendon se ka humbur 12.7 kilogramë dhe 12 centimetra nga beli i tij në shtatë javë, duke ndjekur dietën e tij të gjatë të frymëmarrjes. Ryosuke, 55 vjeç, pohon se ndjekësit e dietës së tij, e kanë shumë të thjeshtë të praktikojnë dietën që ai e shpiku aksidentalisht. Secilit i duhet të kalojë dy minuta në ditë, për t’u përqendruar në frymëmarrjet e gjata dhe pastaj ta nxjerrë frymën agresivisht.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf