Sigal

Kur themi varësi, mendojmë varësinë ndaj duhanit, alkoolit dhe drogave. Por a keni dëgjuar varësi ndaj djathit, po po djathi. Shkencëtarët kanë zbuluar se djathi përmban një substancë kimike që ndodhet edhe në drogat adiktive. Ekipi që është marrë me këtë studim ka shpjeguar gjithashtu se pse disa ushqime të caktuara janë më adiktive se të tjerat.

Duke përdorur skemat e Universitetit Yale për Shkallën e Varësisë, për të matur varësinë e një individi ndaj ushqimeve, është zbuluar se djathi ka aftësinë të shkaktojë varësi për shkak se përmban kazeinë apo proteina qumështore.

Autorët e studimit kanë shpjeguar se është shumë e vështirë të mënjanosh ushqimet e yndyrshme kur filloni t’i konsumoni, kjo për arsye të lidhjeve që janë gjetur midis ushqimeve të përpunuara me sjelljet adiktive.