Diabeti, zvogëlo rrezikun me oriz të kafenjtë

461
Sigal

SHKENCA NË TELEGRAF/ Ja disa arsye pse orizi i kafenjtë është më i mirë se ai i bardhë

Herën e ardhshme kur të dalësh për të blerë gjëra ushqimore mos bli oriz të bardhë, por oriz të kafenjtë. Orizi i kafenjtë është i plotë kurse orizi i bardhë është orizi i rafinuar, i lëmuar dhe qëruar nga mbështjellësi ngjyrë kafe. Orizi i kafenjtë gjithashtu ka indeks të ulët të gliceminës se sa orizi i bardhë, që do të thotë se nuk shkakton rritje të shpejtë të niveleve të glukozës në gjak. Tani një studim i ri i bërë nga Harvard-i raporton se amerikanët, të cilët hanin dy apo më shumë herë oriz të kafenjtë në javë zvogëlonin për 10 % rrezikun e tyre të zhvillimit të sëmundjes Diabeti Tipit 2 krahasuar me ata, të cilët hanin më pak se një herë në muaj.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf