MJEKËSIA/ Flet mjekja gastro-hepatologe për çrregullimet e stomakut dhe mjekimin e duhur
INFO
Kur flasim për sëmundjet e stomakut kemi parasysh ulçerën e stomakut, të duodenit, gastrite të cilat janë edhe patologjitë më të shpeshta të stomakut
Kur flasim për sëmundjet e stomakut kemi parasysh ulçerën e stomakut, të duodenit, gastrite të cilat janë edhe patologjitë më të shpeshta të stomakut. Periudha e pranverës dhe e vjeshtës njihet si periudhë ndikimi në acarimin e sëmundjeve gastrike, të stomakut. Mendohet se faktorët që luajnë rol dhe se përse ndikon kjo periudhë në shkaktimin e shqetësimeve te të sëmurët, akoma nuk janë zgjidhur përfundimisht. Pra, në kontigjentin e të sëmruëve që vuajnë nga stomaku, shtohen shqetësimet.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE QË MANIFESTON I SËMURI?
Dhimbja e stomakut, djegia e urthit, gromësira. Kryesisht dhimbja shtohet në periudhën e pranverës dhe çrregullimet në stomak janë të shpeshta. Të sëmurët shpesh shfaqin dhimbje të përqëndruar në regjionin e stomakut, një dhimbje në varësi të lokalizimit të ulçerës shfaqet edhe në kohë të ndryshme pas ngrënies. Dhimbja menjëherë pas ngrënies është karakteristike për gastritet, rreth 2-3 orë pas ngrënies është karakteristike për ulçerat e stomakut dhe rreth 4-6 orë pas ngrënies është karakteristike për ulçerat e duodenit. Në këto raste, ne themi që të sëmurët ushqejnë ulçerën e tyre. Pra, bëjnë një gjendje dhimbje, ushqim komfort (qetësi) dhe ne themi që të sëmurët ushqejnë ulçerën e tyre. Për të qënë të qetë pacientët vazhdimisht hanë dhe fusin ushqime në stomak dhe nuk është çudi që të sëmurët që kanë ulçerën e stomakut të rrisin në peshë. Shpesh të sëmurët ankohen edhe për djegien e urthit, me kthimin e lëngjeve, me shije të thartë në kavitetin e gojës. Shenjë shoqëruese është edhe kolopacia, çrregullime të zorrës për shkak të çrregullimeve të stomakut. Shpesh ky kontigjent të sëmrësh ankohen nga kapsllëku sepse aciditeti i lartë i stomakut takohet në pjesën më të madhe. Mundet që aciditeti i stomakut të jetë i lartë, normal ose mund të jetë i ulët. Të sëmurët ankohen edhe nga dhimbjet e shpinës, shpatullat. Këto janë karakteristike për ulçera që vendosen në murin e pasëm të duodenit dhe jo rrallë të sëmurët konsultohen në reumatologji etj. Të tjerë pacientë ankohen për një ngopje të shpejtë që tregon se ka probleme në stomak.
CILËT JANË SHKAKTARËT KRYESORË TË SËMUNDJES?
Akoma nuk dihet me qartësi se kush është shkaku që rrit acarimin e këtyre shenjave gjatë këtyre periudhave, por mendohet se ndryshimet klimaterike, ndryshime e menjëhershme të temperaturës, mospërshtatja me mënyrën e veshjes tek këta sëmurë. P.sh. djerësitja e tepërt, qëndrimi në ambjent me korent ku djersa thahet në trup është një faktor që mendohet se ndikon në shtimin e këtyre simptomave. Këto janë faktorët që ndikojnë.
DISA KËSHILLA PËR PARANDALIMIN E SËMUNDJES
Nuk ka dieta fikse që rekomandohen për këta të sëmurë. Të sëmurët në varësi të tolerancës individuale do të zgjedhin ushqimet. Mjafton që ushqimet të jenë të pasura me fibra që gjenden në frutat e freskëta, në zarzavate. Ushqimet të jenë të përpunuara mirë, jo fibroze, të rënda që vrasin stomakun, jo mishi i pazier mirë, jo ushqime si sallatat, lakrat, të cilat janë shumë të forta për t`u përpunuar nga stomaku. Pa e tepruar në pikante. Të sëmurët, sipas konstatimeve, nuk e tolerojnë hurdhrën e gjallë, qepën. Rekomandohen dieta fikse. Nuk rekomandohet në mënyrë kategorike duahni. Edhe numri i cigareve do të ndikonte në rëndesën e shenjave të stomakut, po ashtu edhe kafeina.
MJEKIMI QË PËRDORET PËR TË SËMURËT
Preparati kryesor janë frenuesit e pompës protonike. Baza e ilaçeve është omeprazoli. Jepet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, preferohet në mëngjes esëll dhe në darkë përpara gjumit. Në vërsi të shenjave klinike jepet edhe mjekimi. Sot i jepet përparësi mjekimeve me preparate antibakteriale. Shkaktar kryesor që njihet në botë është infeksioni nga Helicobakter pylori dhe mjekohet me antibiotikë. Skema, kohëzgjatja dhe doza do të përcaktohet në varësi të rëndesës të sëmundjes dhe ekzaminimin fibrogastroskopik.