Ç’mund të bëni për variçet tuaja në kushte shtëpie?

213
Sigal

Variçet kanë tendencën të krijohen dhe zhvillohen kur valvula të vogla brenda variçeve tona nuk e kryejnë më funksionin e tyre të mëparshëm.

Venat janë struktura të buta, nuk kanë mure mbrojtëse dhe presioni i ushtruar shkakton zgjerimin e tyre ndërsa kalon gjaku.  Por si mund t’i kurojmë ato në mënyrë natyrale?

1. Farat e domateve

Pjesa e brendshme e domates bën efektin e aspirinës dhe nëse e aplikoni çdo ditë në variçet tuaja do të parandaloni zhvillimin apo përkeqësimin e tyre.  Lyejini këmbët rreth 4 herë në ditë për të paktën 2 muaj me radhë.

2. Vaj ulliri

Mes qindra përfitimeve që marrim nga vaji i  ullirit, roli i tij si anti-inflamator është posaçerisht për kurimin e variçeve. Në përbërje të tij ka vitaminë E, minerale dhe Omega 3.

3. Limon, hudhër dhe vaj ulliri

Merrni disa thelpinj hudhër dhe shtypeni derisa të kthehen në formë mase. Pastaj hidhni pak vaj ulliri dhe limon. Lërini për 10-12 orë dhe më pas me anën e një pambuku aplikojeni në atë zonë 2 herë në ditë për të paktën 1 muaj.

4. Lakra

Lakra ndihmon gjithashtu në përmirësimin dhe forcimin e venave. Merrni 3 shtresa të saj dhe vendosini në një blender. Me lëngun që do të përftohet lyejini këmbët 3 herë në ditë.

5. Majdanoz dhe ujë trëndafili

Merrni një dorë majdanoz dhe vendoseni në një tigan. Shtoni pak ujë aty dhe lërini të ziej për 5 minuta. Hiqeni nga soba, mbulojeni dhe lëreni ashtu derisa të ftohet pak.  Merrni lëngun e lëshuar nga majdanozi dhe miksojeni me  ujin e trëndafilit. Me pambuk lyeni zonën më të dukshme me varçe për rreth 2 herë në ditë për  muaj. Më pas shpëlajeni këmbën me ujë të vakët.