Çfarë duhet të bëni kur tiroidja nuk prodhon sasi të mjaftueshme jodi

485
Sigal

Nëse sëmundja nuk trajtohet, mund të rriten nivelet e kolesterolit duke bërë që pacienti të pësojë goditje në zemër ose në tru

Hipotiroidizmi nënkupton se gjëndra juaj tiroide nuk prodhon sasi të mjaftueshme të hormonit tiroid. Tiroidja është gjëndër në formë të fluturës e vendosur në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormonet që kontrollojnë mënyrën se si organizmi e shfrytëzon energjinë. Niveli i ulët i hormonit tiroid ndikon në të gjithë organizmin. Ju bën të ndjeheni të lodhur dhe të dobët. Nëse hipotiroidizmi nuk trajtohet, mund të rriten nivelet e kolesterolit duke rrezikuar që pacienti të pësojë sulm në zemër ose goditje në tru. Gjatë shtatzënisë, hipotiroidizmi i patrajtuar mund t’i bëjë dëm foshnjës së palindur. Fatmirësisht, hipotiroidizmi trajtohet me lehtësi. Njerëzit nga të gjitha moshat mund të kenë hipotiroidizëm, por të moshuarit janë më të prirë. Femrat mbi 60 vjeçe kanë rrezikun më të madh. Po ashtu, jeni më të prirë që ta fitoni sëmundjen, në rast se e ka dikush në familjen tuaj.

Shkaktarët

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf